Ja si do të dalë Evropa nga koronavirusi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e hënë shumë prej vendeve evropiane ndërmorën hapat e parë të rrugëdaljes nga bllokimi që ka shkaktuar koronavirusi.

Në Britani, kryeministri Boris Johnson u kthye në krye të detyrës pasi fitoi luftën me koronavirusin.  Sipas Johnsonit, Britania e Madhe do të forcojë masat shtrënguese ndërsa nga ana tjetër po mendon për një strategji të hapjes.

Deri më tani në të gjithë botën kanë ndërruar jetë 206 mijë njerëz ndërsa janë prekur nga koronavirusi 3 milionë persona. Por, pavarësisht këtyre shifrave, katër vendet më të prekura në Evropë, kanë raportuar rënie të vdekjeve duke rritur shpresën se piku i shpërthimit të tyre ka kaluar.

Italia ka deklaruar se do të rihapet pjesërisht, ndërsa Franca dhe Spanja pritet të ndjekin të njëjtën rrugë gjatë kësaj jave.

Në Zvicër, dyqanet tashmë janë hapur, ndërsa nxënësit e shkollës fillore në Norvegji iu kthyen mësimit.

Diku tjetër, liderët dhe ekspertët janë duke menduar se si ta ngjallin ekonominë dhe të lirojnë qytetarët nga izolimi pa ndodhur ndonjë valë e dytë infeksionesh. Parashikimet ekonomike paralajmërojnë për rënien më të rëndë të shekullit, ndërsa çmimet e naftës po bien mes rrezikut të furnizimit.

Qeveritë evropiane që tashmë kanë parashtruar plane për të lehtësuar kufizimet, po përballen me një përzierje frike dhe padurimi nga pjesë të ndryshme të shoqërisë.

Gjermania e cila filloi heqjen e kufizimeve javën e kaluar, gjithashtu ka parë shenja të padurimit, pasi vendi po përballet me rritje të protestave kundër të lirisë personale.

Në Norvegji pati reagime të ndryshme midis prindërve pasi fëmijët e vegjël u kthyen në shkollë të hënën, me klasa të ndara me nga 15 studentë për arsye sigurie.

Lexo edhe :  NASA do vendosë reaktor bërthamor në Hënë deri në 2030

“Ajo ishte e gatshme në orën gjashtë të mëngjesit, tre orë më parë. Ajo ishte aq e ngazëllyer që të kthehej përsëri”, tha Karine Rabbe për AFP për vajzën e saj shtatë vjeçare, e cila ishte rikthyer në shkollë në Oslo të Norvegjisë.

Ndërsa shkencëtarët garojnë për të zhvilluar trajtime dhe përfundimisht një vaksinë për virusin, vendet po eksperimentojnë me mënyra të re jetese.

Disa vende planifikojnë të prezantojnë aplikacione për gjurmimin e viruseve për të paralajmëruar përdoruesit nëse janë afër dikujt që ka rezultuar pozitiv – aplikacion tashmë i shkarkuar nga gati dy milionë australianë, pavarësisht shqetësimeve mbi privatësinë.

Të fundit

Kosovë, BE u bën thirrje partive të respektojnë vendimin e Kushtetueses

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje të premten partive parlamentare në Kosovë ta pranojnë vendimin e fundit të Gjykatës...

Plani amerikan për Libanin, Hezbollahu çarmatoset brenda vitit

Shtetet e Bashkuara i kanë prezantuar Libanit një propozim për çarmatosjen e Hezbollahut deri në fund të vitit, së bashku me fundin e operacioneve...

Turizmi në Durrës po rritet, 6500 vizitorë në Kullën Veneciane

Një nga pikat më të vizituara gjatë këtij sezoni në qytetin e Durrësit është Kulla Veneciane, monument i shekullit XV. Pas restaurimit ajo është kthyer...

“Musiala, Musiala, Musiala”. Emri që trembi Florian Wirtz kur po bisedonte me Bayern

Më në fund zbulohet arsyeja pse Florian Wirtz i befasoi të gjithë duke refuzuar "ëndrrën e gjermanëve", Bayern, për t'u transferuar te Liverpool. Podkasti gjerman...

Grupi shqiptar trafikoi 16.4 tonë kokainë në Hamburg! Një nga rekordet botërore

Pamjet që shihni në këtë artikull janë sasitë e mëdha të kokainës që janë trafikuar në Europë nga grupi shqiptar, i cili kishte kontakte...

Lajme të tjera

Web TV