Kurti: Rama nuk u përgjigj për një takim të përbashkët me Metën dhe Thaçin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, Tirana zyrtare ka heshtur. Kryeministri, Albin Kurti i pyetur për këtë çështje tha se nuk mund komentonte para se Tirana të thyente heshtjen.

“Nuk kanë heshtur të gjithë. A nuk duhej të pyesni ata pse kanë heshtur? Thyeja njëherë atyre heshtjen dhe pastaj po flas për atë që ata thonë.  Le të flasin njëherë ata, jemi dy shtete të një kombi apo jo?”, deklaroi z. Kurti gjatë intervistës në ‘Ilva Now’, në Euronews.

Kryeministri i Kosovës tha se në një letër dërguar homologut të tij të Shqipërisë, kryeministrit Edi Rama për mbajtjen e një takimi të përbashkët në kohën e pandemisë, tha se nuk kishte marrë kurrë ndonjë përgjigje.

Lideri i VV-së tha se për këtë takim i ka shkruar vetëm z. Rama dhe asnjë zyrtari tjetër madje për një takim të mundshëm kishte vënë në dijeni dhe Kryetaren e Kuvendit në Kosovë, Vjosa Osmani si dhe Presidentin Hashim Thaçi.

“Gjatë pandemisë ministritë e Shëndetësisë kanë komunikuar dhe kanë shkëmbyer përvoja dhe materiale. Diku nga mesi i muajit mars i kam shkruar kryeministrit Rama dhe i kam thënë që duke qenë se nuk po mund ta bëjmë dot takimin e dy qeverive, i kam thënë që të mbajmë një takim Rama-Meta-Ruçi dhe unë, Osmani dhe Thaçi. Për të diskutuar për pandeminë, por nuk mora përgjigje asnjëherë për këtë gjë’, deklaroi z. Kurti.

Të fundit

Horoskopi ditor, 7 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe...

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile finalizuan me sukses...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Lajme të tjera

Web TV