“Tërmeti i djeshëm në Tiranë e Durrës ishte normal”, flet Luljeta Bozo: Mos lëvizni fare nga vendi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mbrëmjen e djeshme janë ndjerë lëkundje tërmeti në Tiranë dhe Durrës. Lidhur me këtë ka folur në një lidhje Skype me News 24,inxhinierja e ndërtimit, Luljeta Bozo e cila sqaroi se këto janë pas-goditje normale dhe u shpreh se qytetarët nuk kanë pse të kenë frikë.

“Pas-goditjet e mbrëmshme kanë qenë normale. Jemi akoma në fazën e pas goditjeve. Janë pra thjesht lëkundje të mëvonshme e nuk ka ndonjë arsye për panik. Në rast se shtëpia është e sigurt, nuk ke pse lëviz fare, absolutisht. Kur bie tërmet, nuk duhet lëvizur fare absolutisht. Pastaj të qetësohet dhe kthehet normalitet situata.

Me këtë intensitet që ka qenë, nuk ka rrezik fare. Meqenëse jemi në kohë koronavirusi, duhen mbajtur ata rregulla të Covid-19. Nuk ka magnitudë të madhe, kështu që nuk ka pse ka panik. Edhe tërmeti i 1976 kishte pas goditje deri 6 muaj. Do 4 a 5 muaj të clirohet totalisht. Pas goditjet janë gjithmonë më të ulëta sesa goditja më e fortë. Magnituda deri 3.5 nuk quhet tërmet, është çlirim normal”, tha inxhinerja Bozo.

Të fundit

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese, stadiumi “Air Albania” ngjyroset i kuq!

Pjesa më e madhe e tifozëve ka hyrë brenda ndërsa lojtarët e Kombëtares kanë zbritur në fushë për të...

U la jashtë nga Silvinjo, portieri motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë

Portieri Etrit Berisha nuk u grumbullua nga Silvinjo për ndeshjet e Kombëtares kundër Serbisë dhe Letonisë. Pavarësisht kësaj, gardiani kuqezi nuk ka harruar të motivojë...

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë!

Trajnerët Sylvinho dhe Dragan Stojkovic kanë bërë me dije edhe formacionet zyrtare të ndeshjes Shqipëri - Serbi, e cila nis në orën 20:45 në...

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë

Autobusi i skuadrës serbe të futbollit ka mbërritur në “Arenën Kombëtare”. Rrugës, pranë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, një tifoz i vogël në...

Analiza: Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare në Kosovë?

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë duke u përmendur si mundësi për të thyer bllokadën institucionale në Kosovë, por jo të gjithë besojnë se ato...

Lajme të tjera

Web TV