Vrasja në Lezhë, dalin detaje të reja/Ja kush ishte shënjestra e atentatit, shkak një konflikt për…

Nga vrasja që tronditi dje Lezhën kanë dalë detaje të reja. Vrasja e rapsodit të njohur Kol Murrani dhe personit tjetër të identifikuar si Preng Simoni, trupat e të cilëve u gjetën të pajetë në afërsi të fshatit Lalm i Vjetër, Lezhë, në një kodër, mendohet se ka ardhur për shkak të një konflikti pronësie.

Të dy viktimat kanë rënë pre e një atentati, ku shënjestra dyshohet se ka qenë rapsodi i njohur Kol Murrani.

Shkaku dyshohet se ka qenë një konflikt pronësie për tokën në fshatin Lalm. Kësisoj në kërkim është shpallur si i dyshuar një banor i fshatit Lalm Aleksandër Përdoda 41 vjeç, i cili ende nuk  është kapur nga policia.

Mësohet se 2 viktimat dje kishin dalë që në mëngjes së bashku për të shkuar te shtëpitë e vjetra. Për ngjarjen, ka njoftuar djali i një prej viktimave ndërsa policia ka shoqëruar edhe disa persona.