A po manipulohen shifrat e viktimave nga Covid-19?/ Mjeku Kalo sqaron situatën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku i Spitalit Infektiv Tritan Kalo ka shpjeguar tendencën e ecurisë së rasteve me koronavirus në vendin tonë.

Kalo e ka quajtur kurbën në formën e sharrës, e cila nuk është as e sheshtë, por nuk ka asnjë pikë shpërthimi ekstrem.

“Problemi është se jemi në një kurbë e cila varion në katër raste. Është një kurbë në formë sharre. nuk ka pasur kurrë kulme, por i bie të jetë diçka e dhëmbëzuar por pa shpërthime ekstreme. Virusi është i pranishëm.

Na tregon që duhet të jemi gjithmonë vigjilent.Tendenca e hapjes vjen nga fakti se numri i rasteve ka një tëndencë pozitive rënie në të gjitha vendet”, tha mjeku në Abc News, ndërsa komentoi edhe aludimet se numri real i të vdekurve është më i lartë se ai që deklarohet duke thënë se manipulimi i shifrave është i pamundur.

“Numri i rasteve të konfirmuar nuk do të thotë se nuk ka më shumë të infektuar sepse shumë njerëz janë asimptomatikë dhe vetëm studimet e mëvonshme do nxjerrin shifra më të sakta.

Shifrat nuk mund të manipulohen kurrë. Një gjë e tillë është e pamundur. Ka mënyra për t’u vërtetuar. Sa më shumë shtohet numri i testimeve, aq më shumë plotësohet përqindja. Problemi kryesor është të mos testohen ata që kanë simptoma dhe ata që kanë kontakte me personin e sëmurë apo edhe me kontaktin e personit të sëmurë”, tha Tritan Kalo./Fjala.al/

Të fundit

Kllouni që u bë mbret. Oto Vite “Mbret i Shqipërisë për 5 ditë”

Përgatiti: Leonard Veizi Viti 1913 ishte një vit i trazuar për Shqipërinë. Pas daljes nga harta e Perandorisë Osmane, vendi...

Evropa përgatitet për luftë, fabrikat e armëve zgjerohen me ritëm trefish më të shpejtë

Financial Times Fabrikat e armëve në Evropë po zgjerojnë kapacitetet e tyre me një ritëm trefish më të shpejtë sesa në kohë paqeje, duke shtrirë...

Situata me zjarret/ Një shtëpi e pasiguruar, një çmenduri!

Nga Ermal Mulosmani Situatat e fatkeqësisë natyrore, si kjo që po shohim këto ditë me zjarret në të gjithë Shqipërinë, janë ndoshta të paparandalueshme por,...

Cuca me nishana

Nga Edison Ypi Cuca me nishana, korr grurin deri në mbrëmje kur ka dalë hana, i ka flokët kaçurrela, thur triko ose çorapa me shtiza,...

Rekorde temperaturash thyhen ndërsa nxehtësia ekstreme përfshin pjesë të Evropës

Temperatura të paprecedenta po shkaktojnë vështirësi në jugperëndim të Francës, Kroaci, Itali dhe Spanjë, me shkatërrimin nga zjarret në Evropë që është rritur me...

Lajme të tjera

Web TV