Epo mjaft më, miliarderët po shtojnë miliardat edhe në këto ditë pandemie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Chuck Collins – CNN

Shtetet e Bashkuara po vuajnë pasojat e pandemisë së frikshme koronavirus. Por teksa virusi në vetvete nuk njeh ndasi por prek të gjithë pa dallim, edhe në këto kohë dalin në pah ndasitë, kush vuan më shumë e kush më pak krizën ekonomike.

Kërkuesit në Universitetin e Columbias projektuan se norma e varfërisë në Shtetet e Bashkuara do të arrijë në gjysmën e këtij shekulli nivelin më të lartë në histori. Siç unë dhe kolegët e mi kemi shpjeguar në raportin më të ri për Institutin e Studimeve politike, pasuria e miliarderëve amerikanë do të rritet përsëri, me thuajse 10%, përgjatë këtyre javëve të pandemisë COVID-19. Nqs nuk do të ketë një reagim kombëtar, përmes politikave ambicioze publike, edhe kjo pandemi do të shërbejë për të pasuruar edhe më shumë të pasurit ndërsa pjesa tjetër do të luftojë vazhdojë për të siguruar të ardhura, shëndet dhe mundësi.

Këtë gjë e kemi parë të ndodhë edhe më herët, gjatë krizës financiare të vitit 2008, që për shumicën e amerikanëve duket sikur nuk mbaroi kurrë. Madje, shumë prej tyre u prekën nga kriza e koronavirusit, teksa ende përpiqeshin të rimerrnin veten nga ajo e 2008-ës. Vetëm 20% e amerikanëve që zotërojnë një shtëpi janë rimëkëmbur totalisht nga “Depresioni i Madh” i 12 viteve më parë.

Në kontrast, unë dhe kolegët e mi kemi zbuluar, duke u bazuar edhe tek të dhënat e revistës Forbes, se të 400 miliarderët, 400 njerwzit më të pasur në Amerikë, e rimorrën veten brenda 3 viteve. Brenda një dekade, pasuria e tyre u rrit madje me mbi 80%. E njëjta gjë po përsëritet edhe sot. Numri i miliarderëve për 2020-ën është ndjeshëm më i lartë se ai i një viti më parë. Së paku 8 miliarderë e kanë shtuar pasurinë e tyre neto me 1 miliardë dollarë të tjerë, edhe gjatë ditëve të pandemisë. Mes tyre janë kreu i aplikacionit ZOOM, Eric Yuan dhe Steve Ballmer, ish drejtues i Microsoft, që sot zotëron Skype dhe Teams. Të dy po përfitojnë ndjeshëm për shkak të një boom-i në përdorimin e këtyre rrjeteve, për shkak të izolimit dhe distancimit social. Por askush nuik duket se po përfiton si dhe sa Jeff Bezos nga Amazon, pasuria e të cilit prej 1 janarit të këtij viti, është shtuar me 25 miliardë dollarë, për shkak të rritjes në nivele rekord të blerjeve online. E gjithë kjo pasuri vetëm në duart e një njeriu, më e madhe sa e gjithë PBB e Hondurasit, është e paprecedentë në historinë moderne të tregjeve.

Lexo edhe :  Viti i ri shkollor 2025-2026/ Çfarë duhet të dini?

Si përfundim, teksa pjesa më e madhe e amerikanëve luten të mos përjetojnë një tjetër krizë financiare si një dekadë më parë, numri i miliarderëve dhe atyre që përfitojnë edhe në kushtet e një pandemie globale, sa vjen e rritet.

/Përktheu Fjala.al

Të fundit

Aksident tragjik/ Humbin jetën dy nxënëset 16-vjeçare, po udhëtonin me motor

Dy nxënëse 16-vjeçare nga Kërçova kanë ndërruar jetë tragjikisht në një aksident rrugor. Dy nxënëset 16-vjeçare, Eriona Ramadani dhe Albina...

Radhë automjetesh në Qafë Thanë, dy doganat shqiptare dhe maqedonase shtojnë sportelet

Kjo e shtunë ka shënuar fluks të shtuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës. Numri i lartë i udhëtarëve është regjistruar si...

Vendet e sanksionuara në Perëndim, “mike” në Serbi

Beogradi zyrtar prej vitesh mban lidhje me regjimet në Rusi, Kinë, Bjellorusi, Venezuelë dhe Iran, duke e nxitur Bashkimin Evropian (BE) ta kritikojë atë,...

Açka: Ku janë ish-ministrat, ish-drejtorët dhe të privilegjuarit e pushtetit të PD?

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar me një shkrim të titulluar “Prania e padukshme”, ku shprehet se opozita shqiptare po përballet me një...

Temperatura përvëluese/ Vendi shënon rekord vdekjesh nga i nxehti ekstrem

Muajt e korrikut dhe gushtit në Portugali u karakterizuan nga paralajmërime të shumta për temperatura të larta që përkuan me një rritje domethënëse të...

Lajme të tjera

Web TV