Maradona i lutet zotit: Na jep një dorë për të luftuar Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Diego Maradona shpreson që zoti të ndërhyjë dhe të vërë dorë për të frenuar pandeminë e koronavirusit. Ish futbollisti argjentinas, i cili tashmë drejton një skuadër të Kategorisë së Parë, nuk e ka mbledhur ekipin për shkak të situatës pandemike.

Për këtë arsye, Maradona i është drejtuar me një lutje zotit. “Sot kërkoj atë dorë, për t’i dhënë fund kësaj pandemie në mënyrë që njerzit t’i rikthehen sërish jetës së tyre, të jetojnë të lumtur e të shëndetshëm” thotë 59 vjecari.

Diego thotë se për herë të parë, zoti i dha një dorë kur ai shënoi golin kundër Anglisë, që i dha fitoren Argjentinës në Kupën e Botës në vitin 1986. Intervistës për gazetën Clarin, legjenda e futbollit e mbyll me shprehjen: “Askush prej nesh nuk është Rambo që ta fitojë këtë luftë sepse edhe vetë Rambo do të humbiste përballë këtij virusi”./Fjala.al/

Të fundit

Si lindi jeta? Zbulohet ‘Qyteti i Humbur’ nën oqeanin Atlantik

Thellë në zemër të Oqeanit Atlantik, shkencëtarët kanë zbuluar një botë nënujore të pabesueshme dhe të mistershme, që mund...

Irani e sheh Shqipërinë si vend armik? Flet teologu shqiptar

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se në Iran Shqipëria nuk...

E bleu 500 mijë euro, zjarr në apartamentin e Françeska Muratit në Tiranë

Flakët kanë përfshirë pasditen e kësaj të diele apartamentin e ish-banores së Big Brother Vip, Franceska Muratit. Burime për mediat bëjnë me dije se banesa...

Flet shqiptari nga Irani: Kishim informacion për sulmin, uraniumi u largua më para

Eni Kokomani, teolog shqiptar që jeton në Iran, tregoi në një intervistë për emisionin “Now” me gazetaren Greta Topjana se Irani kishte informacione para...

Netanyahu i ndryshoi mendjen Trump-it me një telefonatë (prapaskena)

Pasi vendosi të sulmonte Iranin, presidenti amerikan Donald Trump donte të përqendrohej vetëm në bazën e Fordow, por kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e bindi...

Lajme të tjera

Web TV