Qëlloi me kallash ndaj policisë/Arrestohet 57 vjeçari me probleme mendore-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia ka arrestuar 57-vjeçarin me probleme të shëndetit mendor i cili qëlloi ndaj policisë  mbrëmjen e djeshme në qytetin e Skraparit.

57-vjeçari është identifikuar si Hekuran Hoxha dhe ai akuzohet për ‘armëmbajtje pa leje’ dhe prishje të qetësisë publike.

Si ndodhi ngjarja:

Ai ishte mbyllur prej 3 orësh në shtëpinë e tij dhe qëllonte me kallashnikov mbi uniformat blu që prej orës 20:40 të mbrëmjes së djeshme.  Menjëherë pasi kanë marrë këtë informacion RENEA-a ka zbarkuar në Skrapar për t’u ardhur në ndihmë efektivëve të policisë.

Sipas njoftimit të policisë, efektivët kanë nisur të negociojnë me 57-vjeçarin që vuan nga probleme të shëndetit mendor, i cili ka qëlluar mbi policinë nga brenda banesës në lagjen “5 shtatori”. Por, vetëm pas shumë orësh ata kanë mundur ta neutralizojnë 57-vjeçarin, duke bërë të mundur edhe arrestimin e tij.

Njoftimi i Policisë: 

Skrapar

Ndërhyrja e Reneas vë në pranga personin që qëlloi me armë në ajër dhe më pas Policinë.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.

Rreth orës 01:00 të datës 29.04.2020, forcat speciale “Renea” kanë vënë në pranga shtetasin H. H., 57 vjeç, banues në lagjen ”5 Shtatori”, Skrapar.

Ky shtetas, në orët e mbrëmjes së djeshme, në katin e parë të një pallati, ka qëlluar në ajër me armë zjarri dhe më pas kur ka parë shërbimet e Policisë ka qëlluar edhe në drejtim të tyre. Më vonë, ky shtetas u fut në banesë dhe nuk iu përgjigj thirrjeve të Policisë për t’u dorëzuar.

Shërbimet e Policisë morën masa sigurie dhe rrethuan pallatin. Në ndihmë të Policisë vendore shkuan shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe më pas forcat speciale “Renea”.

Lexo edhe :  Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Pas ndërhyrjes së forcave speciale “Renea” u bë e mundur vënia në pranga e 57-vjeçarit dhe u sekuestrua edhe arma kallashnikov, bashkë me një sasi municioni.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV