Skandal diplomatik/ Letra “i bën gjëmën” Konsullatës e Ambasadës së Kosovës në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i Konsullatës së Përgjithshme në Tiranë, Halim Krasniqi, në përfundim të mandatit, është ballafaquar me akuzën për sulm fizik nga një vartëse e tij. Punonjësja e Konsullatës (emër i njohur për redaksinë) është ankuar se Krasniqi e ka sulmuar fizikisht brenda objektit ku ndodhet edhe Ambasada e Kosovës në Tiranë.

Gazeta ka arritur ta sigurojë letrën që kjo zyrtare ia ka dërguar Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, përkatësisht ministrit Glauk Konjufca. Rrëfimin e tij për ngjarjen e ka dhënë edhe konsulli i përgjithshëm Krasniqi, po ashtu, nëpërmjet një letre dërguar MPJD-së.

Pas interesimit të gazetës që të marrë një qëndrim prej shefit të Konsullatës ka telefonuar vetë Krasniqi. Ai ka refuzuar të flasë për rastin, teksa ka kërkuar disa herë që të mos botohet artikulli për incidentin në Tiranë, pasi, sipas tij, “kjo nuk përbën lajm”. Përderisa çështja është duke u trajtuar në MPJ, edhe punonjësja ka refuzuar të deklarohet për gazetën. Rasti është duke u trajtuar në Komisionin për Grada dhe Disiplinë, instancë kjo që merret me incidentet më të rënda në misione diplomatike. Skandali ka ndodhur 15 ditë pasi ministri Konjufca ka propozuar tërheqjen e Krasniqit nga Konsullata, për shkak të përfundimit të mandatit katërvjeçar.

Mosmarrëveshjet që kulmuan me sulm fizik

Në letrën dërguar Ministrisë, punonjësja administrative shkruan se mosmarrëveshjet e shumta me shefin e Konsullatës më 15 kulmuan me sulm fizik. Ajo ka thënë se është detyruar të shkruajë nga email privat, pasi me “porosi” të konsullit Halim Krasniqi i janë bllokuar edhe emailet zyrtare.

“Gjatë gjithë kësaj kohe që unë jam pjesë e misionit tuaj në Shqipëri, jam përpjekur maksimalisht të punoj në mënyrë të dinjitetshme e me profesionalizëm për detyrat që më janë caktuar. Jam munduar të fitoj respektin e kolegëve dhe diplomatëve dhe të jem e kujdesshme në përfaqësimin jo vetëm të institucionit, por edhe shtetit të Kosovës”, shkruan në letrën të cilën gazeta e publikon pa ndërhyrje.

Lexo edhe :  Vrasja në Gjilan, flitet për fajde me dorëzani 70 mijë euro

Punonjësja, e cila ka thënë se në Konsullatë është angazhuar prej vitit 2018, ia ka kontestuar konsullit Krasniqi përgatitjen profesionale për ushtrimin e këtij posti.

“Megjithatë jam përballur me shumë sfida për shkak të një njeriu, që figurën e cilit nuk di njeri si ta vlerësojë, as profesionalisht as personalisht (si individ). Shumë mosmarrëveshje duke nisur që nga mënyra e komunikimit dhe kërkesat pasi vitet e arsimit të atij personi bien ndesh me funksionin e lartë që mban ai post, ka pasur midis meje dhe konsullit Halim Krasniqi”, shkruan në letrën, e cila ka shkuar në adresë të Konjufcës, si dhe të drejtorit politik në MPJD, njëherësh ushtrues detyre i sekretarit të përgjithshëm, Glauk Konjufca./Koha.net/

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV