Sokol Hidërsha: Opera po vazhdon, karantina s’na ka ndalur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Baritoni i njohur i operës shqiptare, thotë se edhe pse në kushte karantine, ekipi i tyre nuk e ka ndalur punën

 Nga Leonard Veizi

 Pandemia, dhe vetë urdhri për karantinë të plotë, nuk mund ta ndalte jetën. Përveç mjekëve që duhet të ishin se s’bën në vijën e parë të zjarrit, në këmbë ishin gjithashtu dhe policët, ushtarët e Forcave të Armatosura, gazetarët, por dhe artistët të cilët na kanë dhuruar vazhdimisht shfaqe spektakli në këto ditë të zymta e me lajme të errëta…

…Vërtetë jeta artistike në skenë është pezulluar prej dy muajsh tanimë, por artistët po e mbajnë gjallë jetë kulturore të vendit, kësaj here jo vetëm me shpirtin e tyre artistik por falë dhe teknologjisë që i ka shkurtuar distancat ndjeshëm. Sot nuk është e nevojshme të krihesh, të  vishesh sipas kodit, të presësh biletë e të qëndrosh në hollin para platesë derisa të vijë çasti i ngritjes së siparit. Në ditët e vrullshme të kibernetikës gjithçka skenike, një mizansenë teatrale, por dhe një opera e cila ka edhe më shumë komponentë, mund ta shijosh nga poltroni yt në dhomën e ndenjes. Sokol Hidërsha baritoni i njohur i operës shqiptare, thotë se edhe pse në kushte karantine, ekipi i tyre nuk e ka ndalur punën. Sistemi online u ka ardhur në ndihmë. E vështirë për një ekip ku përveç korit kemi të bëjmë dhe me orkestrën simfonike, e cila padyshim kërkon hapësirën e saj.

-Si po i kaloni ditët në karantinë?

Dal mëngjeseve herët me qenin tim Katia. Një pjesë të mirë të paradites e kam të zënë me djalin tim Johanin sepse i qëndroj në kokë kur bën mësimin online. Bashkëshortja ime Albana është në pune deri në orën 16.00 të pasdites…

Unë vetë vazhdoj të studioj nga 2 orë pasdite. Dhe pastaj sërish filloj mësimin online me Johanin. Dhe kështu mbyllet dita e karantinës. Duken si ditë të plogështa, por në fakt edhe ato kanë shumë ritëm.

-Çfarë po ndodh aktualisht në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit?

Ne po vazhdojmë punën online me dirigjentin Dritan Lumshi. Po punojmë partiturat që kishim për repertorin në vazhdim. Në vazhdim në kanalin youtube opera po jep shfaqe të ndryshme që kemi dhënë si “La Bohem” dhe arie e romanca të kënduara nga pjesëtarë të operës…! Pra kemi qenë në aktivitet të vazhdueshëm.

Lexo edhe :  Hamas gati të lirojë të gjithë pengjet nëse kjo do i jepte fund luftës në Gaza

 –A u kthyet në shtëpinë tuaj të re, – kështu po e cilësojmë tashmë, – pas rikonstruksionit?

Në shtëpinë e re u kthyem dhe jemi të kënaqur nga o ristrukturim me të vërtet modern dhe brenda parametrave evropiane… Këto dite me duket se ka mbaruar dhe salla…! Rikonstruksioni i godinës së TKOB erdhi pas më shumë se 60 vitesh nga ndërtimi i saj, dhe tani është vërtet diçka ndryshe.

-Në çfarë aktivitetesh keni marrë pjesë gjatë kësaj periudhe?

Po punonim për rivënien në skenë të operës “La Bohem” të kompozitorit Xhiakomo Puçini. Dhe njëkohësisht ishim duke punuar operën “Ballo me maska” të Xhuzepe Verdit.

Kam marrë pjesë në dy koncerte të organizuara nga fakulteti i muzikës në Universiteti i Arteve me dirigjen Artan Liçaj.

-A është frymëzuese për ju një situatë e tillë?

Kjo situate deri diku nuk është frymëzuese sepse ne punojmë me kore dhe duhet që të marrësh dhe të japësh brenda një ansambli operistik. Pra kemi të bëjmë me një formacion të madh. Është si puna e futbollistit që nuk ka kujt t’ia pasojë topin…!

-E megjithëse në kushte jo optimale nuk u ka penguar të vazhdoni punën?

Gjithsesi filluam të ambientohemi me këtë situate pandemie duke studiuar dhe parë përveç partiturave të operës dhe partitura të tjera me relaksuese. Si p.sh. “Parlami d’amore”… “Parla piu piano”… “Për ty Atdhe”… “Hej ju male”… “Zare”… “Seç këndon bilbili”… etj.

-Për shkak të mosaktivizimit me kohë të plotë në Teatrin e Operas, dhe duke pasur pak më shumë kohë të lirë, a i jeni përgjigjur thirrjes për lexuar letërsi artistike apo të zhanreve të tjera gjatë kësaj kohe?

Ashtu siç u shpreha dhe pak më sipër, shumicën e kohës ma merr djali me mësimet e tij. Por kjo do të thosha është një eksperiencë me vete. Megjithatë e gjej kohe gjatë darkave të vazhdoj me leximin e librave. Për së fundi tek koka e krevatit kam vëllimin me novela të shkrimtarit Stefan Cvajg, “E fshehta përvëluese”.

Leonard Veizi/Fjala/

Të fundit

Berisha konteston sërish votën e diasporës/ Zarfet u plotësuan nga patronazhistët!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përsëritur akuzat për manipulim të votës në zgjedhje, duke hedhur dyshime të...

Elisa Spiropali e ftuar nderi në Parlamentin e Austrisë

Kryetarja e Kuvendit, znj. Elisa Spiropali, ishte sot e ftuara e nderit në Mëngjesin e Lutjeve në Parlamentin e Austrisë. Mëngjesi i Lutjeve është një...

Pse operacioni u zhvillua pas zgjedhjeve? Ja si përgjigjet kreu i SPAK, Altin Dumani

Kreu i SPAK, Altin Dumani tha se operacioni ndërkombëtar kundër trafikut të drogës, ku u godit një grup kriminal shqiptar nuk ka lidhje me...

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë!

Për shkak të reshjeve të shiut që kanë përfshirë të gjithë vendin tonë, në Vlorë është ndaluar lundrimi për disa mjete për sot dhe...

E rëndë në Tiranë! Gjendet pa shenja jete një 24-vjeçar në liqenin e Farkës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në liqenin e Farkës ku është gjetur pa shenja jete një 24-vjeçar. Dyshohet se viktima është...

Lajme të tjera

Web TV