Arrestohet në Shqipëri terroristi 24-vjeçar i ISIS-it, ishte në kërkim ndërkombëtar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin “Vizitori”  duke arrestuar 24-vjeçarin me iniciale K.Z nga Taxhikistani.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi dyshohet se është anëtari i ISIS, Shtetit Islamik.

Sipas Policisë shqiptare, Gjykata Federale në Karlsruhe, Gjermani ka lëshuar më 24 prill urdhrin e arrestit ndërkombëtar për 24 vjeçarin, pasi akuzohet për  veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria e Antiterrorit Finalizohet me sukses operacioni “Vizitori”. Operacioni, nga Drejtoria e Antiterrorit, në bashkëpunim me Interpol Tirana. Vihet në pranga, me qëllim ekstradimi, një shtetas nga Taxhikistani. 24-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i kërkuar në Gjermani.

Drejtoria e Antiterrorit, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe kapjen e personave me tendenca terroriste apo pjesëtarë të organizatave terroriste, si dhe në kuadër të shkëmbimit të informacionit me homologët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Vizitori”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur identifikimi, kapja dhe më pas arrestimi, për qëllime ekstradimi, i shtetasit të huaj K. Z., 24 vjeç, nga Taxhikistani.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi në ngarkim të tij, Gjykata Federale në Karlsruhe, Gjermani, më datë 21.04.2020 ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar, për veprën penale “Pjesëmarrje në një organizatë të huaj terroriste”, i dyshuar si anëtar dhe pjesëmarrës i kësaj organizate të huaj terroriste, e themeluar si celulë terroriste në Gjermani për të bërë xhihad në emër të shtetit islamik (ISIS).

Materialet e para hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, me qëllim kryerjen e procedurave të mëtejshme ligjore për ekstradimin e këtij shtetas të huaj.

Të fundit

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë, fiton Partia Socialiste me 3.214 vota

Përfundon procesi i numërimit në Tepelenë. Rezultatet sipas partive: PS 3214 vota, PD- ASHM 1003 vota, Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 149 vota, Partia Mundësia 84 vota, Psd...

Përfundon numërimi në Himarë, kryeson PS. Shënohen 214 vota të pavlefshme

Në Bashkinë e Himarës procesi i numërimit të kutive të votimit ka përfunduar. Në përfundim, Partia Socialiste ka kryesuar me 3196 vota. E dyta vjen...

PS fiton Vorën me 8010 vota, Gonxhja më i votuari me 4794 vota

KQZ ende nuk ka shpallur rezultatin e Vorës dhe njësisë numër 10 në Tiranë ku u votua në mënyrë elektronike, por burime bëjnë me...

Garë e ngushtë në Lezhë, PS përmbys rezultatin dhe kalon në avantazh

Në qarkun e Lezhës ka ndodhur një përmbysje e rëndësishme elektorale, teksa Partia Socialiste e Shqipërisë ka kaluar në kryesim pas numërimit të 86...

Sekuestrohen pasuri në vlerë 2 milionë euro në dyshimin për pastrim parash

Autoritetet kosovare kanë sekuestruar pasuri me vlerë prej mbi 2 milionë eurosh, nën dyshimet për shpëlarje parash, ka bërë të ditur Prokuroria Speciale e...

Lajme të tjera

Web TV