Dua Lipa e pranon: Më kanë bullizuar çdo ditë, ndaj mbylla rrjetet sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dua Lipa rrëfehet në një intervistë për modelen Adwoa Aboah, kur flet në detaje për shëndetin mendor në këto karantine, muzikën dhe për Covid-19. Këngëtarja 24-vjeçare, e cila është gati të promovojë albumin e saj të dytë “Future Nostalgia” zbulon se tashmë ka më shumë kohë, pasi heqja dorë nga Twitteri e ndihmoi shumë.

“Nuk mendoj se do të kisha kohë të isha e qetë nqs nuk do të hiqja dorë nga rrjetet sociale” thotë Dua. “Por sa më shumë gjëra të bësh, aq më shumë komente negative merr. Më duket sikur njerzit nuk kanë cfarë të bëjnë dhe vetëm hedhin helm. Kështu kanë bërë edhe me mua dhe kjo gjë më mërziti. U ndjeva sikur nuk meritoja asgjë nga këto që kam. Ndjeja sikur nuk ishte mjaftueshëm e mirë dhe nuk u ndjeva për një kohë të gjatë krenare me gjërat që kam arritur” shprehet Dua.

Vetëm duke hequr dorë nga rrjetet sociale, 24 vjeçarja arriti të fitojë sërish besimin tek vetja dhe tek muzika e saj. Sa i përket situatës që po kalon e gjithë bota, këngëtarja ka një mesazh: “Gjatë kohës së karantinës unë kam gjetur shumë gjëra për të bërë dhe do këshilloja njerëit që të mos e vënë veten nën presion për atë cka mund të arrijnë në këtë periudhë. Në rrjetet sociale ka gjatë të gjithë kohës presion për të mësuar dicka të re por vetëm të bashkuar ne mund t’ja dalim kësaj periudhe dramatike”.

Dua Lipa ka zgjedhur që këtë periudhë ta kalopjë krejt e vetme ndërsa me miqtë ruan kontaktet virtualisht, kështu kujdeset për shëndetin e saj dhe të njerzve të dashur gjithashtu.

Lexo edhe :  “Jeta pas BBV ka ndryshuar 100%”, Rozana Radi zbulon për çfarë e kritikoi partneri

“Jam gjithë kohës me telefonata, FaceTime, vetëm këto më mbajnë në gjendje të mirë mendore”.

Një këshillë në fund e ka edhe për fansat: “Mos dëgjoni këngë të trishta por vetëm të gëzuara”.

Këngëtarja e lindur në Londër, por me origjinë shqiptare i ka kërkuar ndjekësve të saj dhe fansave, që të ndjekin shembullin e saj, të dhurojnë sa më shumë për bamirësi pranë UNICEF dhe UNHCR për refugjatët, të cilët në këtë periudhë e kanë të pamundur të izolohen dhe nuk kanë asnjë mundësi përvecse të qëndrojnë jashtë në shi e në të ftohtë dhe në vende të populluara./Fjala.al/

 

Të fundit

Fuqia e njerëzve të qetë, në një botë që nuk pushon se foluri

Shpesh mendojmë se të bësh zhurmë do të thotë të jesh i fortë, por nejrëzit e heshtur kanë një...

Dështon edhe seanca e 24 për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të shtunën, për të 24-tën herë radhazi, që të konstituojnë përbërjen parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e...

Shenjat e bezdisshme që tregojnë se ish-i nuk do të të harrojë kurrë!

Shumë herë, nuk na duhet shumë për të kuptuar se një ish nuk e ka kaluar ndarjen. Qoftë duke të shkruar në orët e...

Shkeljet në trajtimin e mbetjeve spitalore, Prokuroria dërgon në gjyq 13 persona

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10...

Rreziqet e luksit, mësime nga një Perandori

Shkrimtari romak, Taciti, argumentonte se Perandoria Romake u ndërtua duke skllavëruar popujt e pushtuar, të cilët më pas u mësuan me një mënyrë jetese...

Lajme të tjera

Web TV