Koronavirusi/ Miliarda njerëz rrezikojnë bukën e gojës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) theksoi në një raport të fundit se situata ekonomike dhe ajo e punësimit në të gjitha rajonet e botës po përkeqësohet si rezultat i krizës së Corona. Deri tani më të prekur janë të punësuarit në sektorin informal që punojnë pa kontrata pune.

Sipas ILO-s në të gjithë botën ka rreth 3.3 miliardë të punësuar. Dhe për shkak të pandemisë së Coronës thuajse një ndër dy syresh mund të humbasin vendin e punës dhe me këtë edhe bazën e tyre të jetesës. Vetëm në tremujorin e dytë të këtij viti, ILO pret që të humbasin vendin e punës me kohë të plotë rreth 305 milionë të punësuar. Veçanërisht të prekur do të jenë rreth 1,6 miliardë vetë që punojnë pa kontrata pune ose në punë provizore. “Për miliona punëtorë mungesa e punës do të thotë mungesë të ardhurash, ushqimi dhe sigurie.”

Humbje të të ardhurave mes 60 dhe 80 përqind

Edhe miliona kompani në mbarë botën mezi po arrijnë të mbijetojnë. Ato nuk kanë kursime ose mundësi për të marrë kredi. Së bashku me të vetëpunësuarit humbje të rënda pritet të kenë 436 milion ndërmarrje në të gjithë botën. “Nëse nuk i ndihmojmë ato tani, ato thjesht do të falimentojnë tërërisht”, thuhet në raportin e ILO-s.

Po ashtu të ardhurat e të punësuarve në të gjithë botën kanë rënë mesatarisht me 60 përqind. Në Afrikë dhe Amerikën Latine madje edhe më shumë se 80 përqind. “Ne duhet të kemi parasysh mjerimin dhe nevojat e njerëzve që qëndrojnë pas këtyre shifrave,” tha drejtori i ILO-s, Guy Ryder. Ai u bëri thirrje të gjitha vendeve të fillojnë të ofrojnë programe për ndihma sociale dhe kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të mbështesë vendet e varfëra./DW/

Lexo edhe :  Përfundon takimi trepalësh Turqi-Ukrainë-Rusi, del "rezultati" paraprak

 

Të fundit

Deklarata e fuqishme: Bandat lindën në 1997 dhe fajtori është Berisha

Shqipëria po vuan prej dekadash problematikën e bandave të rrezikshme kriminale, që kanë ‘mbjellë e korrur’ mijëra viktima në...

Çfarë i tha? Putin zhvillon bisedën e parë telefonike me Papa Leon XIV

Kremlini ka konfirmuar se Presidenti Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papa Leon XIV, e cila është edhe biseda e parë mes...

VIDEO: Deputetja shokon kolegët, nxjerr foton nudo në mes të Parlamentit

Një deputete e Zelandës së Re ka habitur kolegët duke treguar një portret nudo të saj në parlament. Laura McClure bëri bujë në media, ndërsa...

E rëndë, rrufeja godet për vdekje 65-vjeçarin në Ersekë

Ndryshimet e papritura atmosferike kanë sjellë edhe pasoja, teksa shkarkesa elektrike ka shkaktuar një viktimë në zonën e Ersekës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme...

Zelensky thirrje Putinit për paqen: Takohemi kur të doni!

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka sfiduar homologun e tij rus, Vladimir Putin për të nënshkruar një armëpushim për dhënie fund të luftimeve, teksa...

Lajme të tjera

Web TV