Rigels Xhemollari, drejtor ekzekutiv i organizatës “Qëndresa Qytetare”, me fokus transparencën në arsim, i tha gazetës “Fjala” se Shqipëria duhej të rihapte shkollat, jo të mbyllte vitin duke pretenduar se nxënësit kanë marrë mësim online, kur kjo ishte një praktikë që i gjeti të papërgatitur. Sipas Xhemollarit, vendimi që nuk shtyn provimet e maturës shtetërore për t’i dhënë mundësi maturantëve të konkurrojnë edhe jashtë vendit, është për t’u përshendetur, ndërsa vendimi për anulimin e provimeve të klasave të 5 dhe të 9 dhe vijimi i procesit të mësimit online në një kohë kur shtete si Gjermania apo Serbia megjithëse kanë shifra shumë më të larta se ne kanë njoftuar fillimin e mësimit, duket një vendim i nxituar.
Ministria e Arsimit mori vendim që shkollat të mos hapen më këtë vit duke vijuar mësimin online deri në fund të vitit. Si e konsideroni këtë vendim? A është një vendim i drejtë apo i kushtëzuar nga kushtet e shkollove që nuk sigurojnë dot hapësirën për fillimin e mësimit duke zbatuar masat e reja që kushtëzohen nga epidemia e koronavirusit?
Ishte ajo që kemi kërkuar prej kohësh. Vendimi që nuk shtyn provimet e maturës shtetërore për t’i dhenë mundësi maturantëve të konkurrojnë edhe jashtë vendit është për tu përshendetur, ndërsa vendimi për anulimin e provimeve të klasave të5 dhe të 9 dhe vijimi i procesit të mësimit online në një kohë kur shtete si Gjermania apo Serbia megjithëse kanë shifra shumë më të larta se ne kanë njoftuar fillimin e mësimit, duket një vendim i nxituar. Vijimi i mesimit online do vijojë të përjashtojë nxënësit pa akses nëinternet nga dija dhe do të krijojë problem për prindërit që janë në punë të cilët nuk kanë asnjë mundësi për tu kujdesur për fëmijët e tyre dhe kjo mund tësjellë heqjen dorë të tyre nga vendet e punës. Gjithashtu vijimi i mësimit online do të sjellë njëdeformim të vlerësimit të nxënësve për shkak të subjektivitetit që do të ketë ky vlerësim duke dëmtuar meritokracinë, konkurrencën dhe pse jo edhe mesataren e tyre, e cila është një element i rëndësishëm për konkurrimin në universitet. Nuk besoj që është një vendim i kushtëzuar nga hapësira dhe infrastruktura e shkollave, por nga mungesa e vizionit dhe vendimmarrjes, e cila vonoi dhe nuk u arrit një program gradual për hapjen e shkollave.
Ministria la në dëshirën e prindërve përsëritjen e vitit shkollor nëse nuk janë dakord me vlerësimin në bazë të performancës që kanë pasur nxënësit deri më 9 mars, çfarë mund të sjellë kjo?
Përsëritja e vitit shkollor në dëshirën e prindërve është tregues se edhe vetë ministria e Arsimit nuk është e sigurt se mësimi online ka shkuar tek çdo fëmijë dhe ka rezultuar efikas për ta. Qeveria e përdori për propagandë qasjen online në kurriz të mësuesve të patrajnuar dhe nxënësve pa internet dhe pajisje. Pajisi të gjithë nxënësit me rrjete sociale me urdhër Minsitri duke i vendosur ata para rrezikut të ngacmimeve seksuale në të ardhmen. Do të ishte me vend një deklarim i sinqertë qësituata na kapi të papërgatitur dhe të mos eksperimentonim me online pa mjete, metodologji dhe trajnime për mësuesit. Deklarata “po deshe bëje prapë vitin” zhvlerëson komplet punën, sakrificën dhe mundin e familjes dhe mësuesve.
A po funksionon mësimi online, çfarë problematikash ka dhe sa e mundur është që nxënësit të jenë në koherencë me mësimdhënien nëpërmjet kësaj metode, kur ata janë mësuar me konceptin fizik të shkollës, kontaktit me mësuesit?
Mesimi online është i njohur dhe i pranuar në shumë shkolla dhe universitete të botës, por qasja shqiptare ishte mësim me prindërit ne kushte shtëpie jo e-learning sipas koncepteve europiane pasi nuk u shoqërua me teknologji, metodologji dhe askes të plotë minimal në internet.