“1 Maji” në 10 foto të komunizmit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot është 1 maji, dita ndërkombëtare e punëtorëve, por që gjatë regjimit komunist të Enver Hoxhës në Shqipëri cilësohej si një ditë feste zyrtare dhe propaganda e cilësonte si manifestim i arritjeve.

Në kalendar 1 maji ishte shënuar me të kuqe dhe për të gjithë ishte një ditë pushimi. Për këtë festë, organizohej manifestim i punëtorëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë ku grupe punëtorësh, por edhe nxënës shkollash parakalonin “plot gëzim” përpara udhëheqjes që vendosej në një podium ose te hotel “Dajti” ose te godina e kryeministrisë.

Në qendër ishte përherë diktatori Enver Hoxha dhe rreth tij bashkëpunëtorët e afërt. Gazeta “Fjala” publikon sot 10 fotografi të rralla që tregojnë pamje të shtrira në kohë që nga viti 1946 deri në vitin 1989 që ishte edhe hera e fundit që u zhvilluan manifestime.

1 MAJ 1946 para Dajtit

Fotografia e parë tregon festimin e parë të kësaj feste më 1 maj 1946. Duket qartë që modeli është marrë nga festimet në Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera të Lindjes Komuniste.

1 maji 1947, 1950, 1974, 1984

Fotoja e dytë është një kolazh nga festimet e vitit 1947, 1950, 1974 dhe 1984.

1 maj 1950

Fotoja e tretë tregon pamje nga festimet e vitit 1950.

1 maj 1960 tribuna te hotel Dajti, Hoxha, Shehu etj

Fotoja e katërt tregon pamje nga festimet e vitit 1960.

1 MAJ 1972

Fotoja e pestë tregon pamje nga festimet e vitit 1972.

1 maji 1978 Enveri dhe një i fshirë

Fotoja e gjashtë tregon pamje nga festimet e vitit 1978.

1 maj 1984

Fotoja e shtatë tregon pamje nga festimet e vitit 1984 që është edhe hera e fundit që diktatori Enver Hoxha merret pjesë. Ai vdiq më 11 prill 1985, madje më 1 maj 1985 nuk pati festime pikërisht për shkak të vdekjes së tij.

1-maj-1987

Fotoja e tetë është nga festimet e vitit 1987, që paraqet vitrinën e një xhami në rrugën e Durrësit po në Tiranë.

Lexo edhe :  1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

1 maji 1988 i Ramizit

Fotoja e nëntë është pamje nga festimet e vitit 1988 ku në qendër tashmë në vend të Hoxhës është pasardhësi i tij, Ramiz Alia.

1 Maji 1989 festime

Në foton e fundit është pamje nga vitit 1989 që është edhe hera e fundit që u zhvilluan manifestim në bulevard.

Duket qartë që varfëria është e dukshme edhe në manifestim. Më pas nuk u zhvilluan më të tilla dhe Ramiz Alia nxori një vendim sipas të cilët populli i Tiranës ta gëzonte këtë festë duke dalë nga liqeni.

Sapo kishte rënë Caushesku në Rumani dhe Shqipëria ishte dominoja e fundit. Por më shumë se një vendim, ajo ishte një frikë e nomenklaturës së kohës dhe një sinjal që Shqipëria jo vetëm po zhytej në një varfëri ekstreme por po niste edhe një erë e re, ajo e lëvizjes për të rrëzuar komunizmin. /Fjala.al

 

Të fundit

“Tërmet Peçi do arrestohet para shtatorit”

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha se një ish-kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, mund...

Ylli Pata: Çkodimi i ‘Rithemelimit 2.0’ që vjen nga baçja e parme e Berishës

Kush e ka ndjekur për tashmë 34 vite Sali Berishën dhe sjelljen poitike të tij në pushtet dhe në opozitë, e di se ekziston...

“Na fal Aron!” Deputetja socialiste reagon për ngjarjen në Vlorë

Deputetja më e re, e dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, Marjana Koçeku ka nisur reagimin e saj me një falenderim dhe kërkese ndjese...

“A e synoni postin e Nokës në PD?” Kjo është përgjigjja e Këlliçit

Deputeti i zgjedhur i PD, Belind Këlliçi, tha se objektivi i tij kryesor është rrëzimi i Edi Ramës, njëlloj siç bëri me Erion Veliajn,...

Zhduket portugezi në Sarandë! U fut për t’u larë në det…

Një 57-vjeçar është zhduku pasditen e kësaj të diele në qytetin e Sarandës. Policia njofton se rreth orës 18:00 në afërsi të lagunës, në...

Lajme të tjera

Web TV