“Argjendi shëron koronavisusin”, gjykata e Utahu-t merr vendimin e papritur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një urdhër ndalimi i përkohshëm u lëshua nga një gjykatë në Utahu për ndalimin e tregtimit të argjendit si kurë ndaj koronavirusit.

“Mashtrimi I Utahut ” është vetëm një nga shumë mashtrime të COVID-19 të shenjestruara nga DOJ në javët e fundit.

“Gjykata ka urdhëruar përkohësisht ndalimin e shitjes ose shpërndarjes së  argjendit për diagnostikimin, kurimin, zbutjen, trajtimin ose parandalimin e ndonjë sëmundjeje, përfshirë COVID-19.” tha një deklaratë e lëshuar nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA të Mërkurën.

Ky urdhër vjen si përgjigje e një ankese e cila pretendonte se Gordon Pedersen e Cedar Hills, Utah, kreu një skemë mashtruese përmes kompanive të tij My Doctor Suggests LLC dhe GP Silver LLC për të promovuar përdorimin e argjendit si mjet për të parandaluar koronavirusin dhe sëmundjet e tjera.

“ Të pandehurit mashtronin përmes pretendimeve të rreme se produktet e argjendit parandalonin COVID-19. Sipas tyre ‘të kesh argjend në gjak e mban koronavirusin jashtë trupit’ dhe se argjendi I strukturuar alkali do të shkatërrojë të gjitha format e viruseve.

Në të gjithë botën, qeveritë dhe organizatat kanë paralajmëruar në lidhje me mashtrimet ndaj koronavirusit. Vetëm javën e kaluar DOJ njoftoi se kishin rezultuar  qindra mashtrime në të gjithë vendin në lidhje me pandeminë koronavirus.

“Edhe në një kohë të pasigurisë së madhe, ekzistojnë të paktën dy realitete të pandryshueshme. Ka nga ata që do të shfrytëzojnë në mënyrë të paligjshme dobësitë tona”tha Avokat i SHBA John W. Huber për Rrethin e Jutas.

“COVID-19 është një sëmundje e rrezikshme, dhe konsumatorët amerikanë duhet të kenë informacion të saktë dhe të besueshëm pasi vetëm kështu mund  marrin vendime të rëndësishme shëndetësore.”

Burimi: Occrp, Përshtati: Fjala.al

Të fundit

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi...

Gjermanët kursejnë shumë, burrat më dorështrënguarit! Ja arsyet

Gjermanët nuk e kanë problem të marrin kredi, por preferojnë të kenë kursime në rast të një situate të paparashikueshme, në mënyrë që kredia...

Projekti i BB për turizmin, qeveria kërkon shtyrje të afatit për shtesën 30 mln USD

Qeveria ka kërkuar shtyje me 11 muaj të afatit të mbylljes së shtesës së projektit i”Zhvillmi i Integruar Urban dhe Turizmi në Shqipëri” mbështetur...

Greqia ashpërson politikat ndaj emigrantëve, çdo bëhet me punëtorët sezonalë?

Qeveria greke ka njoftuar masa të reja më të ashpra kundër emigracionit të paligjshëm, duke planifikuar eliminimin e një rregulli që u lejonte emigrantëve...

Me blloqet shumëngjyrëshe, Piramida e Tiranës përfaqëson një Shqipëri në ndryshim

Maja e Piramidës, siç e quajnë banorët e Tiranës, është një vend i shkëlqyer për të parë horizontin e kryeqytetit të Shqipërisë, shkruhet në...

Lajme të tjera

Web TV