1 maji njihet botërisht si Dita e Punës dhe është një element i rëndësishëm i partive socialiste në çdo shtet, konsideruar edhe si pjesë e themelit të saj.
Pothuajse gjithmonë kjo ditë është pritur me tubime e protesta, megjithatë ashtu si edhe në çdo aspekt të jetës edhe Dita e Punës është ndryshuar këtë vit nga situata që ka krijuar koronavirusi në botë.
Megjithatë, Partia e Socialistëve Europianë (PES), e cila mbledh së bashku Partitë Socialiste, Social Demokratike, Partitë Laburiste Demokratike nga e gjithë Bashkimi Europian, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia janë të vendosur për të celebruar këtë ditë edhe pse në mënyrë të veçantë. Sipas njoftimit të bërë në faqen zyrtare për familjen politike europiane të Socialistëve, “vlerat progressive janë më të rëndësishme se kurrë” raporton eunews.
Në këtë event që u mbajt pasditen e sotme nëpërmjet një video-konference mbajtën fjalën e tyre figura të spikatura të PES si Sergei Stanishev, Paolo Gentiloni, Elisa Ferreira, Nicholas Scmits, Helena Dalli etj.
Në fjalën e tyre ata shpalosën idetë dhe projektet për të mundësuar, sipas tyre “një rimëkëmbje që e bën Europën më të drejtë dhe më të qëndrueshme për të gjithë.”
Joseph Borrell , Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, pyetjes sesi duhet të jetë qasja e Komisionit dhe Parlamentit Europian, ju përgjigj se mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje.
“Solidariteti mund të kthehet një fjalë boshe, nuk mund të jetë një fjalë boshe, sepse duhet të veprosh jo të ndjesh keqardhje”, tha Borell.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së theksoi gjithashtu se ky është momenti për të shprehur solidaritetin në rradhë të pare mes vetes dhe më pas sigurisht ndërkombëtarisht.
“Nacionalizmi është një mënyrë e mire për t’i shpjeguar njerëzve mbylljen e kufijve, prandaj na duhet e kundërta ‘hapja’. “Pyetja më e madhe në Europë është çfarë duam që solidariteti të nënkuptojë. Vendimet e tanishme janë të rëndësishme sepse ‘historia do të na gjykojë” përfundoi Borell.
Ndërsa Presidenti i PES, Segei Stanishev, në fjalën e tij tha: “Ne kemi një përgjegjësi sociale për të adresuar problemet”, duke vendosur parimet socialiste të fairness dhe barazisë. “Të gjitha të drejtat sociale” që gëzojmë aktualisht, sipas Stanishev nuk duhen marrë si të mirëqëna, sepse kanë qënë rezultat i betejave sociale”, u shpreh Stanishev.
Në fjalën e tij përshëndetëse të videokonferencës, presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli theksoi se forma të reja të shfrytëzimit janë shtuar në tregun e punës. Roli i BE-së është në këtë rast thelbësor për shkak se kriza ka sjellë probleme ekonomike. Në rufillim duhet të bazohemi në dy koncepte punë dhe siguri për të gjithë. Evropa nuk do lërë pas askënd”, tha Sassoli.
Frans Timmermans, zv President në fjalën e tij tha se ne duam një Europë, e cila është e drejtë dhe e barabartë për të gjithë. “Duhet të sigurohemi që askush të mos mbetet mbrapa” theksoi ndër të tjera në fjalën hyrëse.
Ndërsa, Nicholas Scmits, Komisionerja për Punën dhe të drejtat sociale e nisi fjalën e tij duke falenderuar punën e pakyrsyer të të gjithë punonjësve të sektorit të shndëtësisë ne këto kohë pandemie. Nëse duhet të dalim nga kriza na duhen të drejtat social. Një Bashkimin Europian me të drejta sociale.
Paolo Gentiloni, Komisioneri për Ekonominë gjatë fjalës se tij u shpreh se për të tejkaluar krizën ekonomike është e rëndësishme të forcohet solidariteti nga pikëpamja e humanitare, por edhe nga pikëpamja ekonomike.
Elisa Ferreira, Komisionere për Kohezionin dhe Reformat, e cila në këto kohë kriza ka një pozicion të rëndësishëm u shpreh se në këto kohë është thelbësore “që të jemi bashkë për të luftuar për jetën, por edhe për pozicionin e punës. “Impakti nuk është ndjerë njëlloj në të gjitha vendet, prandaj disa vende anëtare po financojnë rimërkëmbjen, por disa vende të tjera nuk e kanë këtë mundësi prandaj kohezioni është thelbësore në këtë kohë” tha ajo.
Helena Dalli, Komisionerja per Barazinë në fjalën theksoi se edhe kjo krizë ka ekspozuar ata që janë më të prekurit grate, fëmijët dhe komunitetin LGBT. Prandaj është e nevojshme të shprehim solidaritetin ndj këtyre grupeve dhe “Kjo pandemi është një test për humanizmin”
Maros Sefcovic, zv President i Komisionit Europian në fjalën e tij theksoi rëndësinë e fleksibilitetit në sfidat e sotme që ofron tregu duke i’u referuar profesioneve të reja që 10 vjet më pare nuk ekzistonin. “Megjithatë në diskutimet e mia dhe perspektovat në të ardhmen nuk kisha parashikuar një situate të tillë që solo pandemia” prandaj sipas tij duhet të investohet në rimëkëmbjen dhe të ketë një bashkëpunim rajonal. “Bashkimi dhe solidaritetit’ na ofrojnë një të ardhme të ndritur për Europën.
Kryeministri spanjoll Sanchez, në fjalën e tij tha se koronavirusi na sfidoi, por ne treguam rezistencën. Ai gjithashtu e vuri theksin në nevojën për të shprehur solidaritet dhe të mbrojmë të drejtat sociale të atyre që për shkak të krizës së koronavirusit kanë humbur punën. “Askush nuk duhet lënë pas”.
Paul Magnette, kryetar i PS në Belgjikë në fjalën e tij theksoi që “duhet të adresohen pabarazitë edhe në Evropën tonë të zhvilluar”. Ambjenti dhe kriza shëndetësore ka krijuar pabarazi të reja. Ai ishte i drejtpërdrejtë kur tha se është e nevojshme për një Evropë më të forte për të adresuar pabarazitë.
Robert Biedron, kandidat për President në Poloni theksoi se në këto kohë ku ekonomia ka më shumë rëndësi sesa jeta e njeriut , familja socialiste me vlerat e saj qëndrojnë në anën e duhur prandaj të drejtat e njeriut dhe vlerat që kjo familje propagandon nuk duhen marrë të mirëqëna.
Lodewijk Asscher (Lider i Partisë Laburiste në Britaninë e Madhe), Antti Rinne (Lider i SDP në Finlandë), Enzo Maraio (Lider i PSI) gjithashtu përshëndetën konferencën, duke theksuar që 1 Maji i përket punonjësve që ndodhen në frontin e parë në luftën ndaj armikut të padukshëm./eunews