Inspektimi në bypass-in e Vlorës, 29 km rrugë, 5 ura dhe 15 rrethrrotullime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Punimet për ndërtimin e bypass-it të Vlorës po ecin me ritme të shpejta. Janë 29 kilometra rrugë, 5 ura, si dhe 15 rrethrrotullime të cilat do ndihmojnë lehtësimin e trafikut në këtë aks rrugor.

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, inspektuan nga afër punimet në këtë aks rrugor.

“Këtu jemi në kilometrin e 27-të në përfundim të rrugës. Ky aks është 29 kilometra, që është dhe pika që lidhet me portin e jahteve. Po punohet me ritme të shpejta. Janë disbursuar me pagesat, ata ecin dhe në formën e bonusit. Sa më shpejt ecën puna, aq më shpejt paguhen. Inertet po i kthejmë në vepër arti. Çdo 1,5 km është parashikuar vendpushim, janë 5 ura në 29 km, por po të shtojmë dhe një urë të vogël janë 6 në total.  I kemi studiuar edhe një herë pas tërmetit të 26 nëntorit për t’i futur në parametrat e duhura antisizmike. Kemi 15 rrethrrotullime, që të gjitha i kemi zgjidhur dhe problematikën që kemi pasur me zonën e varrezave, duke gjetur një zgjidhje shumë të mirë, në bashkëpunim me komunitetin dhe bashkinë. Kjo vepër po ecën me ritme të mira, totalisht e çliruar nga pengesat. Kompania po ecën me ritme të shpejta dhe jemi në hapat e duhura sipas grafikut”, – tha Balluku.

Inxhinieri i kompanisë tha se brenda vjeshtës pastrohen inertet. “Për pjesën e skarpateve, që i trashëguam nga kontrata e mëparshme, themi që deri në vjeshtën e ardhshme ne i mobilizojmë hidroambientin dhe nuk do duket më ajo panoramë që ka qenë”, – u shpreh ai.

“Ka qenë skandal, kjo duhet të kihet parasysh në të gjitha projektet. Këto inertet, që i marrin e i lëshojnë, duhet të ndërhyhet dhe integruar. Kjo natyrisht do të sjellë dhe një ulje më të madhe të trafikut brenda Lungomares dhe me Lungomaren 3, që do ta bëjë Fondi i Zhvillimit deri në Radhimë, më pas është segmenti Orikum-Dukat, dhe pastaj dhe tuneli i Llogorasë dhe bëhet kompletimi përfundimtar, dhe kthehet jo vetëm në një superdestinacion turistik dhe trashëgimie kulturore, por dhe nga pikëpamja e infrastrukturës”, – theksoi Rama.

Lexo edhe :  34-vjetori i themelimit të PS/ Socialistët nisin festën në selinë rozë!

“Plotësohet dhe me bajpasin e Fierit dhe me planin për të vijuar me të gjithë projektin adriatiko-jonian, kemi lidhje të autostradave të krahut perëndimor”, – tha Balluku.

Të fundit

Durrës, turistja e huaj mbytet në det

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit, ku një turiste ka...

Rama: Shqipëria mbështet vendimin e Trump, Irani ka përdorur retorikë apokaliptike

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në rrjetet sociale pas sulmeve amerikane ndaj objekteve bërthamore në territorin iranian, duke shprehur mbështetje të plotë...

Dorëheqja e Berishës, një çështje e respektit për ligjin e PD-së

Preç Zogaj Zbatimi i nenit* të dorëheqjes pa kushte të kryetarit kur partia humbet zgjedhjet është pikësëpari një çështje e respektit të kryetarit për ligjin...

Inter-Napoli, nis gara për sulmuesin që kushton 78 mln euro!

"Gazzetta Dello Sport" raporton se Inter dhe Napoli janë në konkurrencë të fortë për të rikthyer në Serie A, sulmuesin danez, Rasums Højlund, i...

Si e pëson ekonomia e Shqipërisë nga konflikti Izrael-Iran-SHBA

Nga nafta e drithi, te energjia elektrike apo lëndët e para për industrinë, bashkë me anulimin e kontratave në turizëm... përshkallëzimi i konfliktit mes...

Lajme të tjera

Web TV