Koronavirusi/OBSH bën paralajmërimin e frikshëm: Vendet duhet të përgatiten për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori për Evropën,  i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Hans Kluge ka paralajmëruar të gjitha vendet se duhet të përgatiten për një ‘valë të dytë ose të tretë’ të koronavirusit.

Sipas Hans Kluge, bota duhet të mësohet me këtë situatë derisa të gjendet një vaksinë kundër koronavirusit.

Dr. Hans Kluge shprehet se Evropa kaloi shumë në izolim, si pasojë e koronavirusit dhe se ato kanë vendosur deri diku nën kontroll Covid-19.Kluge paralajmëroi se Covid-19 do të duhet shumë kohë që të zhduket, ndërsa shkencëtarët në të gjithë botën po garojnë për të zhvilluar një vaksinë e cila do të bënte ndalimin e virusit, por ka të ngjarë që kjo të ndodhë jo shumë afër.

Duke folur në një konferencë të OBSH-së në Evropë, Dr Kluge tha se është jetike për vendet që të përgatiteshin për shpërthime në të ardhmen pasi koronavirusi të ketë arritur pikun e valës së parë.

Nëse vala e parë kaloi, [çështja kryesore] është që ne kemi blerë kohën për t’u përgatitur për një valë të dytë ose të tretë, veçanërisht nëse nuk ka vaksinë. Çështja kryesore është që të përgatitemi, qoftë për një valë të dytë apo për një shpërthim tjetër të një agjenti tjetër infektiv në të ardhmen”, u shpreh ai.

Ai shtoi se “Kjo do të kërkojë bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e të gjithëve, jo vetëm me ardhjen e verës, që të gjithë duhet të bëjnë pjesën e tyre ndërsa kalojnë në një realitet të ri, ku shëndeti publik duhet të ketë një vend më të spikatur në shoqëri”.

Të fundit

Shërbimi Sekret i SHBA qëllon një person të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë

Shërbimi Sekret amerikan ka qëlluar një person të armatosur pranë Shtëpisë së Bardhë, tha agjencia. Incidenti ndodhi pak pas mesnatës...

BBC: Falë gjysheve kuzhina shqiptare po rilind

Shqipëria po gjen rrënjët e saj të kuzhinës falë ndihmës së gjysheve të shefave të kuzhinës, shkruan Tristan Rutherford për BBC. Tefta Pajenga, 76 vjeçe,...

Kurti: Kemi prova se Serbia ndërhyri drejtpërdrejt në zgjedhjet tona parlamentare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Serbinë të dielën se ka ndërhyrë drejtpërdrejt në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, dhe...

Pranvera sjell turistët/ Saranda plot me të huaj, vizitojnë bregdetin shqiptar

Me ardhjen e pranverës po shtohet numri i turistëve të huaj në Sarandë Të rinjë, nga Europa dhe jo vetëm po zgjedhin gjithnjë e më...

Aksident në aksin Lezhë-Shkodër! Përplasen tre automjete, një person i plagosur rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, pranë fshatit Kakarriq. Sipas informacioneve paraprake, tre automjete janë përplasur mes tyre, duke shkaktuar dëme...

Lajme të tjera

Web TV