Lëvizën me kamionë me foto të Putinit e Karaxhicit përmes Kosovës, arrestohen shoferët serbë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoferët e dy automjeteve me targa të Serbisë, që ishin parë duke ecur nëpër rrugët e Pejës, me fotografi të presidentit rus Vladimir Putin dhe shkrimtarit nacionalist serb Vuk Karaxhic janë shoqëruar nga Policia e Kosovës e janë marrë në pyetje.

Personat që kanë bërë këtë veprim janë serbë etnikë. Zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Pejës ka bërë me dije lajmin për Telegrafin.

“Pasdite policia ka ndaluar dy kamione, në njërën ka qenë e vendosur fotografia e presidentit rus, Vladimir Putin, ndërsa në tjetrën një fotografi e Vuk Karaxhic. Të dy shoferët janë shoqëruar në stacionin policor në Pejë ku edhe janë duke u intervistuar. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Kamionët janë me targa të Novi Sadit”, tha Gashi.

Qytetarët thanë se gjesti është provokim, prandaj disa prej tyre edhe kanë mbuluar fytyrën e Putinit e Karaxhicit.

Të fundit

2 korrik 1990: Në Prishtinë shpallet Pavarësia e Republikës së Kosovës nga Serbia

Më 2 korrik 1990, në një akt të guximshëm dhe historik, 113 deputetë shqiptarë të Kuvendit të Kosovës shpallën...

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep detajet: Në 24 orë u raportuan 28 vatra

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të cilat 2 vatra janë ende aktive. Këto vatra zjarri janë evidentuar në bashkitë...

“Tirana, Kryeqendra e Shqiptarisë”, Veliaj ndan momente nga “Parada e Shqiptarëve”

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë në rrjetet sociale një video me momente nga Parada e Shqiptarëve e zhvilluar një vit më...

“Ka ndodhur një herë”, dëshmon në Gjykatë 36-vjeçari që akuzohet se abuzoi me të bijën

Në Gjykatën e Fierit është paraqitur sot, 36-vjeçari i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur vetëm 12-vjeçe. Para trupit...

Misteri i vetëvrasjes, Ernest Heminguej gjendet i vdekur në shtëpi

2 korrik 1961 Leonard Veizi Mëngjesi i 2 korrikut 1961 zbardhi i qetë mbi peizazhin e Idaho-s, por brenda shtëpisë prej guri në Ketchum, heshtja u...

Lajme të tjera

Web TV