Mjeku nxjerr imazhet: Koronavirusi në vendin tonë që në janar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku Gëzim Xhepa deklaron se koronavirusi ka qenë prezent në Shqipëri që prej datës 15-20 janar. Xhepa i referohet disa imazheve pulmore të pacientëve që kanë qenë të shtruar në Infektiv në këto data.

Imazhet e publikuara nga mjeku i njohur Gëzim Xhepa, janë evidentuar nga kolegu i tij imazherist Renato Osmani.

Xhepa ka publikuar fotot që tregojnë praninë e koronavirusit që në mesin e muajit janar.

Postimi i mjekut Gezim Xhepa

IMAZHET E JANARIT QË FLASIN PËR PREZENCËN E COVID-19 NË SHQIPËRI QË NË KËTË PERIUDHË
Të nderuar miq…!!! Ndonëse prej 6 javësh në median vizive dhe të shkruar, kam hedhur hipotezën dhe argumentet e tërthorta logjike për praninë e coronavirusit në Shqipëri që në muajin shkurt dhe kalimin e pikut të epidemisë para vendosjes së karantinës, gjithnjë më është kërkuar nga skeptikë argumenti faktik, për të cilin kam tre javë që i kërkoj departamentit të imazhërisë të fillojë hulumtimin e imazheve pulmonare të epidemisë Janar – Shkurt 2020…! Sot, falë mikut dhe kolegut tim të nderuar Dr. Renato Osmenaj…, imazhëristit që ishte i pari, që që javën e parë pas zbulimit të të ashtuquajturit rast 0, identifikoi fizionominë dhe identitetin imazhërik pulmonar të COVID-19… dhe potencën e ekzaminimit CT ndër ekzaminimet e skemës bazë për diagnostikim dhe përcaktim prognose…, mu ofruan imazhe të pakundërshtueshme të prezencës së COVID-19 në datat 15 – 20 janar, në disa raste në Infektiv…!!! Dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe, kur duam s’duam ne, për komunikimet e ngushta dhe lëvizjet e shumta njerëzore me Italinë e Veriut, Shqipëria mund të kosiderohet lagje e Milanos…!!! Tani i takon Komitetit të Teknik të marrë serizisht këto fakte, për përcaktimin e një strategjie të qartë dhe të shpejtë zhbllokuese, për kalimin nga izolimi në distancim, duke kthyer në normalitet brenda një edukate distancimi jetën sociale, ekonomike dhe shëndetësore në vend…!!! Faleminderit Dr. Renato…, jo vetëm për menaxhimin pa panik, por me vigjilencë të situatës së karantinës, nëpërmjet centarlizimit dhe koordinimit nacional imazhërik për suspektim sa më të hershëm të sëmundjes dhe prevenimin e kaosit, që mund të kish shkaktuar strategjia e gabuar e numrit 127…, por edhe për ndihmën që po jep për Komitetin Teknik për konfuzionin në pritjen e pikut epidemiologjik…!!! Po ju ofroj pamjet imazhërike të pesë rasteve, duke ju kujtuar që janë pronë intelektuale e Dr. Renato Osmani dhe i publikoj me aprovimin e tij, duke mbrojtur të drejtën e tij të aitorit…!!!

Lexo edhe :  Vetëvendosja nuk ndryshon qëndrim, PDK nuk pranon të votojë Haxhiun si kryetare Kuvendi

95388423_1312666555594341_8917681132586139648_n95512479_1312666705594326_4276145400689197056_n95291208_1312666578927672_7143846780206055424_n95890743_1312666678927662_4558941788512976896_n95592031_1312666615594335_6253454472962375680_n

Të fundit

Organizata Botërore e Shëndetësisë: Rezervat e ilaçeve të Gazës, drejt përfundimit!

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, dha alarmin se furnizimet mjekësore në Rripin...

Fier, mjeku mori 60 mijë lekë ryshfet për operacionin, i mituri humb një testikul

Emisioni “Fiks Fare” sjell një rast mitmarrje nga ana e bluzave të bardha në qytetin e Fierit. Mjeku Musa Skënderaj akuzohet nga dy prindër se...

Zelensky i përgjigjet Trump: Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë!

Ukraina nuk e ka braktisur Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke dhënë përgjigjen e tij...

Dhunuan punonjësen e OSHEE, policia vë në pranga të riun që ndihmoi autorin të arratiset

Është vënë në pranga një 30-vjeçar sonte në Tiranë, pasi ka ndihmuar personin që dhunoi punonjësen e OSHEE në rrugën “Artan Lenja”. Policia bën me...

Shtëpitë do të shiten më shtrenjtë, Banka e Shqipërisë: 18 % blihen nga të huajt

Çmimet e apartamenteve vazhdojnë të rriten pavarësisht numrit të lartë të lejeve të ndërtimit. Banka e Shqipërisë raporton se në vitin e shkuar bankat...

Lajme të tjera

Web TV