Linjat ndërkombëtare ajrore po nisin procesin e vështirë të shkurtimeve, me shpresën për të rimëkëmbur sa më shpejt ekonominë nga pandemia dhe po përgatiten për një botë ku njerzit me siguri do të udhëtojnë më pak.
Vetëm këtë javë, linjat kryesore të fluturimeve në Europë thanë se do të shkurtojnë mijëra vende pune pasi e kanë të pamundur të përballojnë kostot. Ryanair (RYAAY), Lufthansa (DLAKY), British Airways, Scandinavian Airlines (SASDF) dhe Air France-KLM (AFLYY) pritet të mbyllin 32 mijë vende pune, pasi kriza nga pandemia preku rëndë këtë industri.
Ndërkohë javët në vijim pritet të nisë vala e dytë. Punonjësit presin që së paku të mund të punojnë edhe part-time apo të dalin në pension të parakohshëm edhe pse në rradhët e tyre dhe të vetë sindikatave, ka shumë pak vend për optimizëm.
“Aktualisht po përballemi me sfidën më të madhe në histori” thotë kreu i kompanisë Lufthansa, Carsten Spohr.
“Ne po luftojmë për të ardhmen e kësaj kompanie dhe pritet që të shkurtojnë shumë shpejt thuajse 130 mjë punonjës të grupit Lufthansa” tha ai përmes një reagimi në faqen zyrtare të kompanisë gjermane të fluturimeve.
Që nga nisja e pandemisë, kompania ka shkurtuar apo i ka reduktuar orët e punës, 80 mijë punonjësve ndërsa fluturimet ranë në nivelin më të ulët që prej vitit 1955, pasi mbi 3 mijë në ditë janë anulluar.
Sekretari i Përgjithshëm i “British Airways” Brian Strutton pranoi gjithashtu se në ditët në vijim pritet një cunami sa i takon vendeve të punës. Pa ndërhyrjen e qeverisë, kjo industri do të shkatërrohet shtoi ai. Deklarata vjen në një kohë kur British Airways pranoi se do të shkurtojë 1/4 e fuqisë punëtore, ndërsa Tyanair njoftoi se do të shkurtojë fillimisht 3 mijë vende pune. Të ardhurat nga pasagjerët pritet të tkurren me më shumë se 55% këtë vit, ndërsa Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror pritet të shënojë humbje prej 314 miliardë dollarësh.
Por, përvec kompanive më të mëdha europiane, humbje pritet të shënojnë edhe kompanitë amerikane të fluturimeve si American (AAL), United (UAL), Delta (DAL) and Southwest (LUV) që janë dakordësuar që fillimisht të mos shkurtojnë stafet por pagat, për një periudhë 9 mujore.
Kompania e fluturimeve Boing shpalli planin për shkurtimin e 16 mijë punonjësve si dhe raportoi humbje prej 1.7 miliardë dollarësh vetëm në tremujorin e parë të këyij viti ndërsa Airbus do të pushojë 6 mijë punonjës./Burimi: CNN Përshtati: Fjala.al