Vetëvendosje përmend Kushtetutën e Serbisë, ngazëllehen serbët: Shqiptarët citojnë dokumentin e vetëm të vërtetë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendimi i Lëvizjes Vetëvendosje për të përmendur Kushtetutën e Serbisë në ankesën që ka bërë në Gjykatën Kushtetuese kundër drektimit të Avdullah Hotit si kryeministër të Kosovës, ka sjellë reagime të shumta në Beograd.

‘Republika.rs’, referuar dokumentit të VV-së shkruan se, “kushtetuta e Serbisë është e pacenueshme dhe se shqiptarët po citojnë dokumentin e vetëm të vërtetë”, duke nënvlerësuar kështu Kushtetuën e Kosovës.

Në ankesën e dorëzuar në Kushtetuese, Lëvizja Vetëvendosje ka përdorur si argument edhe Kushtetutën e Serbisë për të treguar vakumin që ka Kushtetuta e Kosovës sa i përket krijimit ose jo të qeverive të reja pas mocionit të mosbesimit.

“Pra, për të argumentuar më thellë çështjen e vakumit kushtetues në aktivizimin e nenit 95 dhe 95 par 4 të të Kushtetutës së Kosovës, jemi të detyruar që përmes kushtetutave të vendeve të rajonit dhe të shteteve të BE’së, të argumentojmë se si nuk mungojnë dispozita kushtetuese në formë të shprehur në krijimin e qeverive të reja pas mocionit të mosbesimit ndaj qeverive aktuale”, thuhet në dokumentin e VV-së.

Por ky venidm i VV-së ka ngjallur reagime të shumta edhe në Prishtinë për faktin se në Kushtetutën e Serbisë vijon të konsiderohet Kosova si territor i serbëve.

Të fundit

Manjani: SPAK për të goditur financimin e terrorizmit, jo sponsorët e fustaneve

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar me tone ironike lidhur me veprimtarinë e SPAK, duke nënvizuar se struktura...

Ari zviceran dhe sulmi i Donald Trumpit

Pse Zvicrau godit me një tarifë prej 39%? Argumenti i Uashingtonit është i thjeshtë. Ai beson se partnerët tregtarë të SHBA-së kanë akses të gjerë në tregun...

Tomas Man, arkitekti i romanit modern gjerman

12 gusht 1955 - Vdekja e shkrimtarit Nga Leonard Veizi Në horizontin e letërsisë gjermane të shekullit XX, Tomas Man shfaqet si një monument i ndërtuar...

Digjet “Syri i Kaltër”, flakët në parkun natyror vijojnë, evakuohen 500 turistë

Zjarri që përfshiu zonën natyrore të Syrit të Kaltër në Sarandë pasditen e djeshme ka vijuar edhe gjatë natës, ndonëse me intensitet më të...

Nga hero kombëtar në tradhtar/ Përballja e Novak Gjokoviçit me regjimin e Beogradit

Pasi është rreshtuar ngadalë pas lëvizjes protestuese në Serbi, tenisti i njohur Novak Gjokoviq po përballet me një fushatë të mediave proqeveritare në Beograd....

Lajme të tjera

Web TV