U tha se ka vdekur, por ja ku shfaqet Kim Jong-un

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kim Jong-un është shfaqur në publik për herë të parë pas 20 ditësh mungesë.

Kështu raportojnë të paktën mediat shtetërore të Koresë së Veriut.

Agjencia e lajmeve KCNA raporton se udhëheqësi i Koresë së Veriut preu shiritin në inaugurimin e një fabrike për përpunimin e plehrave.

Sipas medieve të Koresë së Veriut, të pranishmit në inaugurim shpërthyen në brohoritje, kur u shfaq Kim Jong-un.

Dalja e tij është në publik vjen pas spekulimeve të shumta mbi shëndetin e tij, ku shumë media botërore, zyrtarë të ndryshëm, brenda dhe jashtë Koresë së Veriut raportonin se Kim Jong-un mund të kishte vdekur, transmeton BBC. Rastin e komentoi edhe vetë presidenti amerikan Donald Trump i cili tha se dinte diçka mbi shëndetin e Kim Jong-un, por nuk mund ta ndante për opinionin publik.

Megjithatë, raportimet e fundit të medieve shtetërore të Koresë së Veriut nuk mund të verifikohen apo konfirmohen në mënyrë të pavarur, edhe pse ato kanë publikuar foto ku diktatori i këtij vendi shfaqet duke prerë shiritin në inaugurimin e fabrikës./Përshtatur nga BBC/

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV