Arrestohet stomatologu në Fier/ Babai: Doli të blejë bukë, e mbajtën 2 ditë brenda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një stomatolog është arrestuar nga policia në Fier, pasi kishte dalë për të blerë dy bukë në një fushë lagjen “Liri” të qytetit.

Arrestimi i tij është bërë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes në kuadër të masave kundër koronavirusit. I arrestuarit Arbër Stefa, 32 vjeç u lirua këtë të diel nga gjykata.

Babai i tij, Anesti Stefa, ka thënë për mediat se duke qenë pensionist, djali i tyre ishte i detyruar t’u shërbente.

“Ky vendimi i gjykatës që është dhënë sot është i arsyeshëm për ngjarjen që ka ndodhur. Djali ka vajtur tek furra e bukës, ka marrë 2 bukë për familjen.

Na ka bërë pazarin se jemi të dy të moshuar. Aty është ndaluar nga patrulla e policisë dhe i është kërkuar leja. Ai ka nxjerrë një dokument identifikimi. Patrulla ka reaguar keq dhe ai i ka thënë që më ka kaluar leja se e kishte marrë. Polici është shprehur keq, e ka ofenduar dhe ai nuk e ka mirëpritur këtë dhe është irrituar.

Ka dashur ta marrë forcërisht dhe djali nuk ka pranuar. Nuk është nga ata që ikën me vrap është djalë i rregullt. I kanë marrë dhe celularin. Ne na kanë marrë vonë në darkë. Kur erdhëm tek drejtoria e Policisë i kishin bërë letrat. Na dhanë dhe bukën, këto janë sendet e djalit. Në ambientet e Komisariatit ka qëndruar 72 orë, sot doli në gjyq”, deklaroi babai i të riut.

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV