Britani/ Shkon në mbi 28 mijë numri i viktimave nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe janë regjistruar 346 viktima nga koronairusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend në mbi 28 mijë, por pa llogaritur vdekjet që kanë ndodhur në shtëpi.

Nga 346 viktima të konfirmuara ditën e sotme Anglia regjistroi 327 prej tyre në spitale, Uellsi 14 dhe Irlanda Veriore 5.

Ndërkohë autoritetet vendase bën me dije se numri i viktimave do të shtohet pasi do të llogaritet edhe vdekjet që kanë ndodhur në azilet e pleqve dhe shtëpi./Burimi: Metro