Covid-19/ 25-vjeçarja vdes në spital, prindërit i japin lamtumirën në video-telefonatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në Londër, ku një vjazë 25 vjeçe ka humbur jetën nga koronavirusi.

25-vjeçare, Nasro Ade, vdiq në Spitalin e St George në jug të Londrës, ndërsa prindërit u detyruan që t’i thonë lamtumirë vajzës së tyre me një video-telefonatë, përmes FaceTime, ndërsa ajo ishte shtrirë në një shtrat spitalor.

E reja që vuante edhe nga një dëmtim në veshka, u diagnostikua me Covid-19 11 ditë para vdekjes së saj.

Ajo lindi në Somali dhe u transferua në Mbretërinë e Bashkuar në moshën 11 vjeç. Për shkak të problemeve të saj, ajo shkoi në spitalin e dializës tre herë në javë.

Ndërsa pasi u diagnostikua me koronavirus, mjekët e futën atë në një dhomë të vetmuar në një repart të Spitalit të St George dhe vetëm 11 ditë më pas, më 17 prill, ajo ndërroi jetë.

“Ishte kaq e vështirë të mos ishim me të dhe t’i thonim se sa shumë e duam. Ishte kaq e vështirë për ta pranuar. Ka shumë familje që kanë jetuar të njëjtën situatë. Lutem për të gjithë, për shëndetin e tyre, për jetën e tyre “, tha Fartuun Ade, motra e Nasro.

Të fundit

Tri ditë vonesë, 90 kamionë me ndihma mbërrijnë në Gaza

Më shumë se 90 kamionë me ndihma humanitare nga Kombet e Bashkuara kanë mbërritur brenda Rripit të Gazës, tre...

A do të ketë reshje shiu? Parashikimi i motit për ditën e nesërme

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësirash mesatare hera-herës deri të...

Qyteti i shkatërruar nga sëmundja e veçantë, të gjithë janë kushërinj

Në një nga zonat më të izoluara të Brazilit, në lokalitetin Serrinha dos Pintos, në veriperëndim të vendit, është zbuluar një përhapje shqetësuese e...

Portali i Berishës del blof, Rama nuk udhëtoi në Londër me ‘business class’

Portali i familjes Berisha ka publikuar një tjetër gënjeshtër të radhës, duke aluduar se kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij kanë udhëtuar drejt...

Gruaja ndërroi jetë pas ndërhyrjes për ngushtim të stomakut, reagon mjeku

Ka reaguar mjeku Ilir Shani, i cili ndodhet në qendër të akuzave për neglizhencë në trajtimin mjekësor, pas vdekjes së pacientes, e cila ndërroi...

Lajme të tjera

Web TV