Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar pozitive me Covid-19, 11 raste të reja. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën me dije se numri i të shëruarve ka kaluar atë të rasteve të reja.
Rastet e reja janë raste kontakti të personave që janë konfirmuar më herët pozitiv, komuna e Mitrovixës së Jugut ka konfirmuar 5 raste, komuna e Prizrenit 3 raste dhe Leposaviq 3 raste.
Ndërkohë 18 persona janë shëruar nga koronavirusi dhe numri total i të shëruarve ka shkuar në 381.
“Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome”, shkruhet në njoftim./Fjala.al