Pse emri i emisionit në gjuhë të huaj? Një sqarim për mjeshtren Zhuljana Jorganxhi!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Roland Qafoku

Të nderuar miq! Me mijëra urimeve për kthimin e emisionit tim është edhe ai i Zhuljana Jorganxhi, një personalitet i nivelit të lartë të gjuhës dhe kulturës shqipe. Por përveç urimit, zonja Jorganxhi më ka bërë edhe një vërejte, të cilën unë po e përcjell fjalë për fjalë: “Ju uroj shëndet dhe suksese! Vetëm një vërejtje shoqërore: Pse duhet titulli ne gjuhe te huaj? Kemi gjuhen shqipe, se jo të gjithë kuptojmë anglisht. Është bërë modë dhe kjo mua nuk më pëlqen. Më falni për vërejtjen”. Më poshtë unë kam bërë një sqarim me anë të cilit shpresoj të jem i saktë:

E nderuar mjeshtre! Përulem përpara asaj që ti përfaqëson si shkruese e fjalës në gjuhën shqipe. Por, në këtë diskutim mendoj se nuk ka vend për të thënë se kjo fjalë shkon apo nuk shkon meqenëse është në gjuhë të huaj, specifikisht në anglisht.

Ky është një titull emisioni dhe nuk është gjuha që flitet në emision. Edhe nëse në emision do ketë personazhe që flasin anglisht ata do përkthehen. Besoj se gjuha shqipe nuk dëmtohet në kësi rastesh. Madje, për mua pikërisht ky rast nuk është tipiku.

E rëndësishme është se si flasim dhe si e shkruajmë gjuhen shqipe. A e përdorim korrekt apo jo gjuhën shqipe. Sot, është ndërkombëtarizuar çdo gjë dhe ruajtja e gjuhës nuk na vjen nga tituj dhe emra. Kam një përvojë të bukur në këtë drejtim.

Në qershor 2007 në Tiranë erdhi presidenti Bush. Gazetarja e “CNN”, Susan Malveaux, raportoi live atë ditë nga një tezgë gazetash në qendër të Tiranës. Mes pirgut të titujve të gazetave ajo zgjodhi “Tirana Observer”. Isha kryeredaktor i saj dhe unë i kisha vendosur edhe emrin.

Lexo edhe :  Ky po bëhet një vend absurd

Gazetarja atë titull kuptoi dhe atë zgjodhi. E mori ne dorë dhe e komentoi. Sigurisht që gazeta ishte e gjitha në gjuhen shqipe, por vetëm titulli i saj në anglisht. Aty kuptova se gjithçka vetëm në gjuhen shqipe duket sikur na shërben vetëm ne brenda territorit tonë.

Shqipëria ka nevojë të njihet, të promovohet, madje edhe të diskutohet dhe ndoshta ky ishte rasti tipik. Sigurisht që unë jam partizan dhe skrupuloz për përdorimin e saktë të gjuhës shqipe. Ata që punojnë me mua e dinë kërkesën ndaj vetes sime dhe ndaj bashkëpunëtorëve të mi.

Por mendoj se një titull nuk është gabim. Sepse nëse do rendim që të jemi 100 për qind shqip, mendoj se dalim nga globalizimi, lëre pastaj shkojmë edhe në versionin që biçikletës na duhet ti themi dyrrotak.

Këtu nuk futen fare në diskutim rregullat e të shkruarit, gramatika dhe saktësia e përdorimit të gjuhës shqipe. Megjithatë, unë ndjehem i nderuar që këtë debat e bëj me një mjeshtre të penës që i ka dhënë gjuhës shqipe dhe kulturës shqipe.

Shpresoj shumë, po shumë ama, që ky shpjegim të jetë thjesht sqarues dhe asgjë më shumë. Të jeni e sigurt se vargjet tuaja synoj t’i shkruaj pa gabime. Oh sa më pëlqejnë këto dy vargje të dala nga pena juaj!: Mali u bë det me njerëz/ Dhe deti, mal me lot. Me shumë konsideratë, Roland Qafoku.

Të fundit

Kur legjenda e Romës thotë “do bëj tifo për Interin”, Francesco Totti jep mesazhin e tij

Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka treguar hapur mbështetjen e tij për Interin në finalen e madhe të Champions...

Bardhi përfitoi nga lajmi për Elvis Pupën që t’i hidhte një kunjë: Bota sillet

Sot u raportua se Elvis Pupa është shpallur në kërkim, ndërsa e shoqja e tij, Belina po përballet me drejtësinë në Australi, për shkak...

Leksioni i fundit i jetës nga Artan Lame: “Mos u zini, ka vend për të gjithë”

E ndërsa Artan Lame nuk ndodhet më midis nesh, gazetarja dhe mikja e tij Anila Basha ka risjellë në kujtesën e secilit një ndër...

“Dhashë një pronë me qira dhe…” Gruaja e Elvis Pupës reagon pas akuzave në Australi

Belina Pupa, terapiste dhe influencuese e njohur në rrjetet sociale, bashkëshorte e artistit Elvis Pupa, po përballet me akuza në Australi për kultivim të...

Pse Trump ndaloi studentët e huaj të studiojnë në Harvard

Administrata e presidentit Donald Trump ka shfuqizuar mundësinë që Universiteti prestigjioz i Harvardit të pranojë studentë të huaj, duke intensifikuar konfliktin me botën arsimore. Burime...

Lajme të tjera

Web TV