Shifrat e COVID-19 në botë, regjistrohen mbi 243 637 të vdekur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirusi ka shkaktuar 243 637 të vdekur në botë që nga shfaqja Kinë. Plot  3 441 540 raste të infektuar janë diagnostikuar zyrtarisht në 195 vende dhe territore që prej fillimit të epidemisë. Megjithatë duhet theksuar se numri i rasteve të diagnostikuara nuk reflekton numrin real të kontaminimeve pasi shumë vende testojnë vetëm rastet që kanë nevojë për shërbim spitalor. Ndër to të paktën 1 055 500 konsiderohen sot të shëruar.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar të vdekurin e parë nga koronavirusi në fund të shkurtit, është vendi më i prekur në botë për nga numri i të vdekurve me 66 385 vdekje për 1 133 069 raste, ndërsa rreth 175 382 persona janë konsideruar të shëruar nga autoritetet amerikane.

Vendet më të prekura pas SHBA-ve janë Italia me 28 710 të vdekur për 209 328 raste, Britania e Madhe me 28 131 të vdekur për 182 260 raste, Spanja me 25 264 të vdekur për 217 466 raste, Franca me 24 760 të vdekur për 168 396 raste.

Ndërsa vetë Kina, pa përfshirë territoret e Hong Kongut dhe Makaos, ku filloi epidemia në fund të dhjetorit, numëron në total 82 877 raste, 2 raste të reja të shtunën dhe të dielën, mes të cilëve 4 633 të vdekur dhe 77 713 të shëruar.

Kontinenti Europian regjistroi sot në orën 11:00, 142 611 të vdekur për 1 535 203 raste, SHBA-ja dhe Kanadaja 70 018 të vdekur për 1 189 649 raste, Amerika Latine dhe Karaibet 13.156 të vdekur për 246 581 raste, Azia 9 061 të vdekur për 237 852 raste, Lindja e Mesme 6 929 të vdekur për 181 730 raste, , Afrika 1 740 të vdekur për 42 408 raste dhe Oqeania 122 të vdekur për 8 125 raste.

Të fundit

Po vendosnin energjisë elektrike në një qendër votimi! Humb jetën elektricisti

Një elektricist i OSHEE ka humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar këtë të enjte në...

Sërish tym i zi në Vatikan

Sërish tym i zi në Vatikan! Konklava nuk ka arritur ende në një dakordësi për të zgjedhur Papën e ri që do të pasojë...

Mashtrim përmes TVSH-së, arrestohet 22-vjeçari që i shkaktoi shtetit dëm rreth 3 mln euro

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”. 22-vjeçari...

Probleme në punë dhe me financat! 3 shenjat më me pak fat të horoskopit për verën 2025

Ujori Kjo verë pritet të sjellë vështirësi për Ujorët, me financat që janë një burim kryesor stresi. Nga korriku e tutje, menaxhimi i financave bëhet...

Regjimi i Vuçiç nuk mund të hyjë në Bashkimin Europian

Votohet në PE raporti për Serbinë me 419 vota pro, 113 kundër dhe 88 abstenim. Edhe pse kërkesa për anetarësim në BE e Serbisë është...

Lajme të tjera

Web TV