Vodhi 200 mijë euro pajisje nëpër universitete, arrestohet 37-vjeçari shqiptar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy shqiptarë në Greqi akuzohet se kanë vjedhur 200 mijë euro Vodhi 200 mijë euro pajisje nëpër universitete, arrestohet 37-vjeçari shqiptar në Universitetin Teknik të Athinës dhe Universitetin Kombëtar Kapodistrian. Njëri prej tyre i moshës 37-vjeç u arrestua të martën, ndërsa tjetri i moshës 28-vjeç është ende i lirë.

Bëhet me dije se gjatë shkurtit dhe mesit të muajit prill janë vjedhur 25 zyra profesoreësh dhe 20 laboratorë në të dy universitetet.

Por, si procedonin të rinjtë? Pasi kryenin vjedhjet të rinjtë jetonin sikur nuk kishte ndodhur asgjë në një nga dhomat e një konvikti të vjetër, ku dhe fshihnin një pjesë të pajisjeve të vjedhura.

Gjatë arrestimit, 37-vjeçari ka bërë rezistencë thirrjeve të policisë për të ndaluar. Ai ka hipur në makinën e tij dhe është future në trotuar duke shkuar drejt policëve në mënyrë kërcënuese, shkruan “Kathimerini”.

Edhe pse ndaj tij u bë thirrje e vazhdueshme ai nuk ndaloi gjë që detyroi policinë të qëllonte ndaj tij për ta ndaluar. Por 37-vjeçari vazhdoi të ecte me makinë derisa është përplasur me disa makina të parkuara dhe një pemë derisa automjeti nuk mund të lëvizte më.

Ai më pas doli nga dritarja e pasagjerit dhe u përpoq të hidhej mbi kangjella të Politeknikut, por nuk ia doli pasi u ndalua nga policia.

Pas arrestimit të tij, në pronësi të tij u gjetën dhe konfiskuan pako letre të improvizuara me një sasi të vogël të heroinës.

Të fundit

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të...

Ky është ilaçi më efektiv se aspirina për problemet e zemrës

Një ekip ndërkombëtar mjekësh ka zbuluar se ilaçi clopidogrel, i cili shpesh përshkruhet për hollimin e gjakut dhe nuk sjell rreziqe shtesë, është më...

Shqiptarët po i besojnë më shumë pensioneve private. Pse?

Dëshira për të pasur një pension dinjitoz në të ardhmen po nxit punonjësit drejt skemave private. Aktualisht janë 48 mijë qytetarë që paguajnë kontribute vullnetare,...

A e dini cilat janë 3 shenjat më koprace të horoskopit?

Astrologjia na zbulon se disa shenja të zodiakut janë të prirura natyrshëm drejt kursimit ekstrem, kontrollit financiar dhe një frike të brendshme nga humbja...

Dumani në DASH është shuplakë e SHBA për Sali Berishën

YLLI PATA - Administrata numër 2 e Donald Trump po zbaton një politikë të re ndj veneve aleate, partnere por edhe armike. Një politikë...

Lajme të tjera

Web TV