Alarmi nga Spanja/ 10 futbollistë të dëmtuar në muaj para rinisjes së kampionatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klubet e futbollit që do të rinisin të rikthehen në seancat stërvitore e më pas në ndeshjet zyrtare, do të duhet të bëjnë llogaritë me dëmtime të njëpasnjëshme, një situatë të pakontrolluar dhe me brishtësi fizike. Infermieritë do të mbushen plot.

Parashikimi aspak optimist vjen nga një ekip mjekësh i skuadrës së Barcelonës që pretendon se nga 5 deri në 10 futbollistë për secilën skuadër, do të vuajnë probleme fizike pasi të rinisin kampionatet e pezulluar nga pandemia. për shumë tifozë ky është parashikim i keq, por mjekët insistojnë se është një skenar optimist.

Klubet tani kanë shqetësim shëndetin e lojtarëve por jo vetëm nga Covid-19. “Letargjia” prej dy muajsh i ka ulur në rendimentin fizik dhe do të sjellë dhjetëra dëmtime. Vetëm në muajin e parë 5 deri 10 lojtarë të padisponueshëm për çdo ekip, e deri kur sezoni të mbarojë. Muskujt e kofshës konsiderohen pika nevralgjike ku duhet patur kujdes, pasi lojtarët janë stërvitur si mos më keq, dhe pa mbikëqyrjen e duhur.

Mjekët insistojnë gjithashtu se kalendari i ngjeshur nuk ndihmon aspak. Ligat kryesore europiane insistojnë të mbyllin kampionatet ndërsa UEFA nga ana e saj, ka priorite Champions dhe Europa League por të gjithë i bashkon një gjë…shpresa për t’u gjetur vaksina e Covid-19.

Të fundit

‘PD përçahet më 10 shtator, Gaz Bardhi po bën gati një grup të ri pa Berishën’

Deputetja Flutura Açka, ka lënë të kuptohet se Gazment Bardhi dhe një grup deputetësh mund të ndërmarrin një lëvizje...

Ylli i Arsenalit u kap me 600 mijë paundë drogë, pranon fajin para gjykatësit

Më 2 shtator të vitit të kaluar, një futbollist u arrestua. Bëhet fjalë për Jay Emmanuel-Thomas, të cilit iu gjetën lëndë narkotike me vlerë...

SHBA pranon një aeroplan të dhuruar nga Katari

SHBA-të kanë pranuar një aeroplan të destinuar për flotën e Air Force One nga Katari, një dhuratë që ka ngjallur kritika, përfshirë edhe nga...

Qeveria shqiptare zgjat lejeqëndrimin për shtetasit ukrainas në Shqipëri në 4 vjet

Këshilli i Ministrave ka vendosur të zgjasë lejen e qëndrimit për shtetasit ukrainas në Shqipëri si pasojë e zgjatjes së luftës në vendin e...

Pista e Formula 1 drejt finalizimit, qeveria miraton shpronësimet në Elbasan

Duket se ambicia e qeverisë shqiptare për të ndërtuar një pistë të Formula 1 në Elbasan po merr zbatim kohët e fundit. Ditën e sotme,...

Lajme të tjera

Web TV