“Astra Zeneka” pritet të prodhojë dhe shpërndajë falas vaksinën kundër Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vaksina e koronavirusit, që mund të shpëtojë miliona jetë njerëzish në të gjithë botën, mund të jetë gati për pak muaj, falë një marrëveshjeje historike. Kompania farmaceutike britanike “Astra Zeneka”, do të prodhojë dhe shpërndajë vaksinën e mundshme të Covid-19 thuajse falas, nëse testimi i vaksinës që po kryen Universiteti i Oksfordit, do të rezultojë i suksesshëm.

Kompania me qendër në Kembrixh nuk dha detaje se kur do të fillojë prodhimin e vaksinës për Covid-19, që deri më tani ka infektuar më shumë se 3,5 milionë njerëz, dhe ka vrarë më shumë se 245000 prej tyre. Kur  janë më shumë se 70 vaksina në zhvillim për të luftuar koronavirusin, ekspertët e industrisë presin që kërkimet mbi vaksinën të zgjasin të paktën 12-18 muaj. Profesori i Mjekësisë në Universitetin e Oksfordit, Xhon Bell, tha se vaksina e re do të ketë një kosto në shpërndarjeje, por në thelb ajo do të jetë e lirë përgjatë pandemisë. Fillimisht shpërndarja do të përqendrohet tek më të prekurit në një shoqëri. Ai tha se është e rëndësishme që njerëzit të kuptojnë se ky është ende një program zhvillimi, dhe se për për ekipin e tij është e rëndësishme që ai të funksionojë tek njerëzit. “Ekipi i Oxfordit, i udhëhequr nga Endi Polard ka bërë një punë të shkëlqyeshme në klinikë deri më tani, pasi ata kanë vaksinuar qindra njerëz. Dhe deri në fund të qershorit shpresojmë të marrim ndonjë rezultat, për të parë nëse funksionon apo jo” – tha Bell. Sipas tij, sfida është që pasi të merret aprovimi nga organet rregullatore, të punohet me shpejtësi për ta prodhuar atë në shkallë të gjerë. Duke folur për një programin televiziv, Xhon Bell tha se aftësia prodhuese në Mbretërinë e Bashkuar nuk është aty ku duhet të jetë, duke shtuar se “Astra Zeneka’ do të jetë në gjendje që ta përmirësojë atë në mënyrë të konsiderueshme. “Po bëhen gati lehtësira për të rritur shkallën e prodhimit të vaksinës. Në këtë mënyrë, ne do të duhet të prodhojmë 30 ose 40 milionë doza, në fillim për t’i provuar dhe më pas për t’i pasur mjaftueshëm në dispozicion, që nëse miratohet vaksinat, të mund t’i vaksinojmë njerëzit menjëherë” –  theksoi Bell. Eksperti shtoi se është i kënaqur që ka një partner kaq të madh dhe të fuqishëm mbi këtë projekt. Ai tha se pjesa e parë e planit është që të sigurohen mjaftueshëm vaksina për njerëzit më në nevojë. “Këto 30 milionë doza të vaksinës duhet të mbulojnë pacientët më të rrezikuar, por njëkohësisht ne do të fillojmë të bisedimet, ndërkohë Universiteti i Oksfordit ka filluar tashmë të bisedojë me disa partnerë jashtë vendit, që ato të mund të jenë gati” – theksoi Bell. Paskal Sorio, shefi ekzekutiv i “Astra Zeneka”, deklaroi: “Shpresojmë që duke bashkuar forcat, të mund të përshpejtojmë globalizimin e një vaksine për të luftuar virusin dhe për të mbrojtur njerëzit nga pandemia më vdekjeprurëse e kësaj gjenerate”.

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV