COVID-19/ Habiten mjekët: Është e frikshme ajo që kemi zbuluar, nuk e kuptojmë se si pacientët…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një simptomë e re e koronavirusit duket të jetë vdekjeprurëse. Mjekët habiten sesi pacientët me koronavirus janë të aftë të flasin me familjarët e tyre pavarësisht se nuk kanë oksigjen.

Pacientët me simptomën e quajtur ‘hipoksi e lumtur’ shfaqin mungesë të theksuar oksigjeni, e cila mund të shkaktojë vdekje ose pavetëdije.

Doktori Mike Charlesworth tha se në kushtet e një pneumonie të tillë, pacientët nuk mund të jenë në gjendje të flasin.

“Ne nuk arrijmë ta kuptojmë si pacientët mund të flasin kur ata nuk kanë mjaftueshëm oksigjen. Nuk e dimë nëse kjo simptomë shkakton dëme të organeve”, tha ai.

Dr. Charlesworth tregoi se ai vetë kishte vuajtur nga simptoma e hipoksisë në muajin mars kur ishte infektuar me Covid-19. Ai tregoi se kishte kollë, ethe dhe se dërgonte mesazhe shumë të çuditshme në telefon.

Mjeku tregoi se ai ishte shumë delirant dhe se ishte i sigurt që niveli i oksigjenit i tij ishte tepër i ulët dhe që truri i tij nuk po funksiononte shumë mirë.

Shfaqja e simptomave të tilla në Zvicër, SHBA, Francë dhe Itali, bëri që një mjek të krijojë një listë të simptomave të virusit atipik.

Lista atipike përfshin simptoma të tilla si, presion i ulët i gjakut, dhimbje barku, të vjella, zbehje, delir dhe lodhje.

Ndërsa ka pasur raste që personat me hipoksis kanë mbijetuar, një mjek në Londër tregoi se një pacient me oksigjen prej 30 përqind ishte vendosur në një ventilator dhe vdiq brenda një jave. Mjeku tha që pacientët me simptomën e hipoksisë kanë tendencë të mos e fitojnë luftën me Covid-19./Fjala.al/burimi:The Sun

Të fundit

Deklarata e plotë e Shtëpisë së Bardhë! Çfarë i premtoi Trump, presidentit rus!

Ja deklarata e plotë nga Shtëpia e Bardhë pas telefonatës mes Donald Trump dhe Vladimir Putin. "Sot, Presidenti Trump dhe...

Ekstradimi i Lul Berishës/ I shumëkërkuari mbërrin në Rinas

Ish-kreu i bandës së durrsit, Lulzim Berisha u ekstradua nën masa të rrepta sigurie nga Interpol Madridi në Rinas mbrëmjen e 18 marsit. Sipas...

40% e shqiptarëve me arsim të lartë në emigrim

Emigrimi i punëtorëve me arsim të lartë drejt vendeve europiane shihet me shqetësim në raportin e fundit të Bankës Botërorë. Në raportin e vjeshtës...

“Unë nuk e shes lirinë time”, Dash Sula: Pse Saliu nuk e sulmon Lapajn?

Në intervistën për Report Tv Dash Sula iu përgjigj dhe kreut të “Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj I cili dje në një intervistë për Report...

Merr fund telenovela, FIFA zyrtarizon Etnik Brrutin si futbollist të kombëtares shqiptare

Merr fund “telenovela” e kalimit të mesfushorit Etnik Brruti nga Kosova te Shqipëria. Që nga sot, mesfushori është edhe zyrtarisht nga ana burokratike pjesë...

Lajme të tjera

Web TV