‘E kapa me dikë tjetër’/ Burrit i humb gruaja, ja ç’kërkoi në polici

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një burrë që u braktis nga bashkëshortja, pasi e ka pritur me orë të tëra, ka vrapuar në polici dhe ka kërkuar ndihmë që t’ia gjejnë njeriun e zemrës.

Gjithçka nisi me një sherr mes çiftit, në dukje nga ato grindjet e vogla, por që nga gruaja është mbyllur me një përplasje dere dhe largim nga shtëpia pa adresë. Burri e ka telefonuar pa fund partneren. Por asnjë rezultat. E ka pritur për orë të tëra që i janë dukur të pambarimta. Dhe pastaj është dorëzuar dhe është paraqitur në Komisariatin nr. 3.

Sipas një burimi të sigurt të Gazetës “Si’, kallëzuesi i kërkon policisë t’i gjejnë bashkëshorten dhe t’ia kthejnë në shtëpi. Por i pyetur nga agjenti Pajtim Canka, rezulton më tej se 28-vjeçari duhet të ketë një ide të përafërt se ku mund të gjendet partnerja. Me shumë siguri ajo mund ta ketë braktisur për dikë tjetër, por kjo ende nuk është e sigurt.

Sipas burimeve E. J i vitlindjes 1992, jeton në një shtëpi private në rrugën “Don Bosko”. Ai tregon se së fundmi ka mbetur pa punë, por nuk është ky shkaku i krizës dhe braktisjes apo largimit në drejtim të paditur të partneres me inicialet K. P. I riu kallëzon si vijon:

“Partnerja ime quhet K. P. Para ca kohësh në telefonin e bashkëshortes kapa një numër tjetër, me të cilin ajo komunikonte dhe që zbulova se quhej E. GJ. E fala dhe vazhduam jetën normal sikur nuk kishte ndodhur asgjë. Ditën që ajo iku, çdo gjë nisi pas kërkesës sime, pasi i kërkova telefonin. Ajo nuk ma dha, pasi e kishte bërë me kod dhe nuk pata mundësi ta hap. Nuk bëra asnjë lloj komunikimi me të veçse një fjalie që ia thashë me ton të lartë. I thashë nëse del nga dera e shtëpisë, nuk hyn më në këtë shtëpi”.

Lexo edhe :  Po shkonte të merrte shërbimin, përplaset në vijat e bardha efektivi në Shkodër

Kallëzuesi, që shpreson që policia t’ia gjejë partneren, vijon të tregojë se pas kësaj përplasjeje verbale, pak më vonë gruaja doli vërtet nga shtëpia.

“Ajo doli nga shtëpia dhe mua m’u duk sikur dikush e priste poshtë, pasi unë dola menjëherë dhe nuk e gjeta kurrkund. I rashë telefonit të saj. I shkoi zilja vetëm njëherë dhe pastaj e fiku. Jam bërë merak për K. P…. ku ndodhet? Kam frikë mos i ndodh ndonjë gjë?”

Policia ka kryer veprimet e para në kërkim të gruas të larguar nga shtëpia dhe rezulton se e reja nuk ka komunikuar as me prindërit e saj dhe as me ndonjë të afërm tjetër.

“Ne këqyrëm sistemin TIMS për të parë lëvizjet e fundit të K. P përpara Covid-it për të kuptuar se me kë udhëtonte jashtë vendit dhe zbuluam që hyrje-dalja e fundit e gruas ka ndodhur më 7 mars 2018 përmes kufirit të Bllatës”, tregoi për Gazetën “Si” një burim, që ende nuk ka zbuluar nëse burri për të cilin dyshon partneri ekziston vërtet dhe nëse ka apo jo atë emër. Konkludohet që iu është kërkuar kompanive telefonike lista e telefonatave të kryera nga numri i gruas, e cila njëkohësisht është shpallur në kërkim për largim nga banesa.

Të fundit

Vrasja në Maliq/ Djali dhe babai në burg, familja e autorit largohet nga banesa

Familja e autorit të vrasjes së 14-vjeçarit në Maliq ka mbyllur shtëpinë në fshatin Leminot dhe është larguar për...

Putin niset drejt Alaskës për takimin ‘kokë më kokë’ me Trump, ukrainasit në ankth

Vladimir Putin është nisur drejt Alaskës për takimin kokë më kokë me homologun amerikan Donald Trump, dhe bisedime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje...

15 gusht 1947 – Pavarësia e Indisë dhe lindja e Pakistanit

Në mesnatën mes 14 dhe 15 gushtit 1947, pas gati dy shekujsh sundimi kolonial britanik, India shpalli pavarësinë nga Britania e Madhe. Kryeministri i...

Trump letër Begajt: Pres me padurim të forcojmë aleancën

Presidenti i Republikës Bajram Begaj, mori sot një letër nga Presidenti i SHBA-ve , Donald Trump. Në mesazh Trump thekson angazhimin e tij për...

Pas shiut përmirësohet situata me zjarret, nga 28 vatra vetëm tre mbeten aktive

Përmirësohet ndjeshëm situata me zjarret në vend. Kështu gjatë 24 orëve të fundit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, janë raportuar 28 vatra zjarri, nga të...

Lajme të tjera

Web TV