Erdhi vera? Ja si parashikohet të jetë moti gjatë muajit maj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vendi ynë gjatë muajit maj parashikohet të ‘pushohet’ nga temperaturat e larta. Sipas meterologut Akil Osmani temperaturat do të rritjen duke filluar që nga dita e sotme. Ai shprehet për Fax News se në fundjavë temperaturat në vendet malore do të shkojnë 24 gradë, ndërsa në ato bregdetare në 28 gradë.

“Muaji maj ka filluar me ndryshime të dukshme si në vlerat termike, po ashtu ka pasur edhe prezencë të reshjeve të shiut. Në fakt muaji maj pritet që të jetë i tillë edhe në vazhdim duke bërë që herë pas here të kemi ditë me reshje shiu dhe vranësira që do jenë me episode të shkurtra. Kjo javë do jetë me mot të kthjellët duke bërë që temperaturat të kenë një rritje graduale nga mezi i javës dhe vranësirat do jenë të pakta në territor. Në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit presim të kemi reshje me sasi më të pakët. Në vitin e kaluar muaji maj ka pasur dyfishin e sasisë së reshjeve ndërsa këtë muaj presim që të plotësohet kuota mujore në zonat veriore. Do kemi një përmirësim të kushteve termike, ku në fundjavë në zonat malore do arrijnë temperaturat deri në 24 gradë celcius, në zonat bregdetare vlerat maksimale pritet të arrijnë deri në 28 gradë, ndërsa maksimumet në rang territori  do të shënohen në zonat e ultësirës perëndimore duke bërë që ato të shkojnë deri në 30 gradë celcius”, shprehet ai.

Të fundit

Vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut në Shkodër

Në Shkodër vijon puna për ndërtimin e Urës së re të Bahçallëkut, në hyrje të qytetit të Shkodrës. Kjo urë...

Save the Children: Fëmijët e uritur në Gaza nuk kanë forcë as të qajnë

Udhëheqësja e organizatës për të drejtat e fëmijëve, Save the Children, ka përshkruar në detaje tronditëse agoninë e ngadaltë të fëmijëve të uritur në...

Deputeti demokrat: Me Sali Berishën, Rama qëndron në pushtet sa të dojë

Deputeti Dashnor Sula është shprehur se deklaratat e Sali Berishës janë kontradiktore ndërsa sipas tij, opozita do të gabonte nëse nuk do të merrte...

3 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha gjatë shtatorit

Në ditët që po vijnë, fillimi i shtatorit do të sjellë sinjale të rëndësishme për tre shenja të zodiakut. Universi do të flasë përmes...

Real Madrid dhe Atletico nisin garën për yllin e Manchester United

Edhe pse konsiderohej si e ardhmja e Manchester United, në kohën kur ekipi drejtohej nga Erik ten Hag, mesfushori i ri, Kobbie Mainoo, nuk...

Lajme të tjera

Web TV