Instrumentet dhe masat antikrizë që po aplikon Maqedonia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Rilind Ademi

Tani kur efektet e krizës së virusit korona kanë prekur çdo segment të ekonomisë, gjithmonë e më shumë dëgjojmë për paketa financiare si: “shpëtimi i ekonomisë”, “fondet për shërim”, “masat për krizën korona” dhe të tjera. Vendet e zhvilluara të Evropës dhe SHBA-ja janë model edhe se si të organizohen masat antikrizë për shpëtimin e ekonomisë dhe mbajtjen sado pak gjallë të motorëve nëpërmjet injeksioneve dhe ndihmave financiare. Një politikë e pastër kejnsianiste duket në horizontin e çdo vendi e kjo po trajton masat e duhura në raport me mundësitë për një frymëmarrje sa më të lehtë të sektorëve realë të ekonomisë.

Në Maqedoninë e Veriut është një angazhim i masave fiskale e monetare me mbështetjen e institucioneve financiare ndërkombëtare për t’i dalë në ndihmë ekonomisë së vendit, e cila nga shumë palë shihet si masë e vogël sepse afro 200 milionë euro mendohet të kushtojnë dy paketat iniciale për mbështetjen e biznesit, të cilat nuk shkojnë më shumë se 1,2% e GDP-së. Paketa e parë u njoftua në javën e tretë të muajit mars dhe paketa e dytë në fillim të muajit prill me qëllimin për një mbështetje iniciale të sektorëve më të rënduar të ekonomisë. Thirrja e parë dhe e dytë e asistencës financiare për biznesin nga Banka për Zhvillim (në shumën prej 13,7 milionë euro) në mbështetje të likuiditetit të bizneseve mikro, të vogla dhe të mesme duke iu ofruar kredi pa interes në masën prej 3-90 mijë euro me grejs periudhë prej 6-12 muaj dhe kthim pas 2-3 viteve. Për bizneset e goditura nga kriza, me qëllim që të mos rritet papunësia, për çdo të punësuar qeveria ndan 14500 den (236 euro) për muajin prill dhe maj. Për kompanitë e prekura nga kriza të cilat kanë pësuar rënie të të ardhurave në masën e 30% ose më shumë pritet një  ndihmë  tjetë r(e cila besohet se qeverisë do t’i kushojë 100 milionë euro). Po ashtu të gjithë të punësuarit të cilët u larguan nga puna si rezultat i krizës kanë të drejtën e kompensimit të pagës në lartësi prej 50% të pagës neto mesatare varësisht përvojës së tyre të punës.

Masa shtesë është përjashtimi për pagesën e akontacioneve për tatimin në fitim të bizneseve për muajt mars, prill dhe maj për sektorët e prekur nga kriza e virusit. Është paraqitur një tentativë për ngrirjen e çmimeve për produktet bazike ushqimore, mirëpo është hasur vështirësi për disa produkte të importuara ku vërehet rritje e çmimeve furnizuese në import e ku ngrirja e çmimeve mund të realizohet nëse kjo përcjellet me implikime buxhetore. U ofrohet kapital i lirë në masën e 50 milionë eurove të marra hua nga Banka Evropiane e Investimeve që u kalohen bankave të nivelit të dytë për t’i dedikuar si kredi drejt biznesit me normë interesi 1,5% (me qëllim të financimit të projekteve të reja, rritjes së punësimit dhe stimulimit të eksportit). Në pjesën e politikës monetare, Banka Qendrore uli normën bazë të interesit prej 0,25%, në nivelin e 1,75 %, ulje që do të shërbejë për lirimin e likuiditeteve nga bankat komerciale drejt sektorit real. Gjithashtu, guvernatori ka shtuar se janë duke u hulumtuar masa të tjera për t’i stimuluar bankat për mbështetjen e sektorëve më të goditur (përmes lehtësimit të kushteve për ristrukturimin e kredisë së sektorëve më të prekur). Gjithashtu u arrit marrëveshje me bankat për një shtyrje 3-6 muaj të kredive pa nënshkrimin e anekseve.

Lexo edhe :  “Depresioni Kuq e Zi”/ Satira e mprehtë e Leonard Veizit

Në pjesën e financimit të këtyre masave për përballjen me pasojat e krizës korona, qeveria njoftoi planin për marrjen e borxhit nga institucionet ndërkombëtare financiare. Raportohet se në muajin Prill i janë aprovuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar një borxh prej 176 milionë euro përmes instrumentit për financim të shpejtë. Komisioni Evropian aprovoi 160 milionë euro për Maqedoninë e Veriut për mbështetjen e stabilitetit makro-financiar. Gjithashtu së fundmi Banka Botërore aprovoi një shumë prej 140 milionë eurosh, nga e cila një pjesë e konsiderueshme do të shkojë për kompensimin e pagave për punonjësit në sektorët e goditur nga kriza korona. Ajo që mund të vërehet është se vendet e zhvilluara kanë një kapacitet më të madh për mbështetjen e ekonomisë ku paketat financiare tejkalojnë masën e 12 % të GDP-së, ndërsa në Maqedoninë e Veriut, si dhe shumë vende në zhvillim, instrumentet antikrizë sillen në masën e 2-4 % të GDP-së.

*Autori është profesor universitar i ekonomisë në Universitetin “Nënë Tereza” Shkup.

Të fundit

Shtatzënia në adoleshencë sjell rreziqe shëndetësore, OBSH jep shifrat!

Shtatzënia në moshë adoleshente mbetet një fenomen shqetësues në mbarë botën, me pasoja të thella për shëndetin, jetën sociale...

Mungesa e ambasadorit amerikan në Tiranë, Rama: Nuk e shoh si largim të SHBA

Që prej 26 qershorit 2023, kur Yuri Kim u largua nga Shqipëria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë dërguar ende një ambasador në...

U largua nga PL, Esmeralda Demiraj shfaqet krah Blendi Gonxhes!

Pas largimit nga Partia e Lirisë, Esmeralda Demiraj duket se i është bashkuar skuadrës së PS. Ish-kryetarja e Lëvizjes së Gruas në PL është shfaqur krah...

Merr fund papritur lidhja e Luana Vjollcës me milionerin nga Tirana?!

Vetëm muajin e shkuar, u raportua se Luana Vjollva kishte nisur nje lidhje te re dashurie me biznesmenin, Drilon Xhepa. Detajet që kanë ndezur...

Zhupa i përgjigjet Ramës: E vetmja garë që njeh PS është kush do shkojë i pari në burg

Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama nga Saranda lidhur me fituesin e Primareve, drejtuesja politike e qarkut Vlorë Ina Zhupa i është përgjigjur nga...

Lajme të tjera

Web TV