Largimi i Dvoranit pjesë e marrëveshjes me Ramën? Meta flet në “Hard Talk”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në emisionin “Hard Talk” në Fjala.al, Ilir Meta foli edhe për ‘çështjen Dvorani’ e cila është në bazë të konfliktit të tij me mazhorancën e drejtuar nga Edi Rama.

I pyetur nëse beson se Ardian Dvorani do të largohet nga detyra e kryetarit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Meta tha: “Se çfarë do të ndodhë kjo është diçka tjetër që nuk varet vetëm nga unë, së pari duhet të keni parasysh konsideratën, nëse e keni lexuar të plotë kërkesën që institucioni i Presidentit i ka bërë Këshillit të lartë Gjyqësor, por jo vetëm atij, edhe Gjykatës së Lartë, Kuvendit të Shqipërisë, Gjykatës Kushtetuese, që mandate i zotit Dvorani ka përfunduar që prej shtatë vitesh, kur kryetari i Gjykatës së Lartë të asaj kohe i ka dërguar Presidetit të asaj kohe, zotit Nishani, përfundimin e mandatit të tij dhe zëvendësimin e tij. Bazuar mbi këtë akt presidenti Nishani komform Kushtetutës ka propozuar emrin e një gjyqtari tjetër për të zëvendësuar, pikërisht zotin Dvorani. Kjo gjë nuk ka ndodhur sepse Kuvendi në atë kohë nuk e ka miratuar gjyqtarin tjetër dhe për shkak edhe të shumë arsyeve të tjera që janë në letër dhe të faktit që gjykata u zbraz dhe mbeti me vetëm një anëtar në detyrë, por që i kishte mbaruar mandate. Kemi këtë situatë të paprecedentë ndoshta në gjithë kontinentin tonë,  por menjëherë me zgjedhjen e të parit anëtar të Gjykatës së Lartë dhe dekretimin e tij, mandati i tij është në çdo aspekt i shkuar apo i përfunduar nga pikëpamja kushtetuese, ligjore, morale, justifikuese, e kështu me radhë për më tepër mos harrojmë që nuk është një, por kemi tre anëtarë të Gjykatës së Lartë që vjen nga radhët e jo gjyqtarëve ishte mandati i zotit Zaganjori, kështu që për mua është një çështje tepër e qartë dhe e shteruar në mënyrë tepër objektive në letrën që unë i kam dërguar KLGJ dhe institucioneve të tjera.”

Lexo edhe :  Daja i Endrit Shabanit bëhet 'ekspert ligjesh', letër KQZ-së: Mos prano dorëheqjet!

Zoti President, si i përgjigjeni juve atyre që  thonë se largimni i Dvoranit është pjesë e marrëveshjes suaj me zotin Rama?

“Zero marrëveshje nga ana ime në respektin e Kushtetutës, të ligjeve dhe sidomos të Kushtetutës sepse ajo është mbi çdo ligj. Për fat të keq kohët e fundit ne kemi nxjerrë mjaft ligje që e tejkalojnë Kushtetutën dhe kjo është një çmenduri, është si në ushtri që një kapter të dalë mbi gjeneralin apo në diplomaci që një atashe ambasade të dalë mbi ambasadorin sepse kështu është ndërtuar edhe gjithë arkitektura e shtetit ligjor. Megjithatë këto gjëra për fat të keq kanë ndodhur në vendin tonë dhe ndaj ne kemi mjaft probleme në funksionimin e shtetit ligjor sepse ka humbur respekti për Kushtetutën. Kushtetuta është mbi çdo gjë dhe mbi gjithçka, kështu që nuk ekziston dhe nuk ka arsye të ekzistojë marrëveshje për këtë gjë.”

-“Paqja” me Qeverinë, Meta paralajmëron se është në funksion të tejkalimit të pandemisë

Të fundit

I martuar dhe me fëmijë/ Habit Laert Vasili: Vjen e më thotë që është i yti, perlë…

I ftuar në “Live From Tirana” në Top Albania Radio, ka qenë aktori i njohur dhe njëkohësisht finalisti i...

“Uji i ftohtë” mbulohet nga inertet, banorët: Mbetjet janë hedhur qëllimisht

Një prej simboleve historike të Vlorës, i cili prej dekadash ka funksionuar, po shkon drejt mbylljes totale të tij. Burimi i ujit tek tuneli...

Islanda, Mali i Zi apo Shqipëria, cili shtet mund të anëtarësohet i pari në BE?

Në parashikimet se cili do të jetë shteti i radhës që do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, bastin mendojnë se e fitojnë ata që...

Rama: Do çmontohen çdo ditë platformat dhe strukturat pa leje

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të qartë në lidhje me aksionin për lirimin e hapësirave publike në qytete, duke theksuar se ndërhyrjet...

Tarifat, goditje për prodhuesit e parfumeve në Francë

Kompania franceze Corania, nje biznes familjar 90-vjeçar po përballet me sfida të mëdha. Parfumeria, me bazë në Marsejë, është e shqetësuar pas vendosjes se tarifave...

Lajme të tjera

Web TV