Lehtësimi/ Bizneset pro vendimeve të qeverisë: Shqipëri-Kosovë, zonë të përbashkët të lirisë së qarkullimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konfindustria mbështet fillimin e lehtësimit të masave shtrënguese kundër Covid-19 për një kategori biznesesh të shërbimeve, por është kundër hyrjes në fuqi në datën 11 maj, duke kërkuar zbatim të menjëhershëm.

Përmes një njoftimi për mediat Konfindustria sugjeron që të zgjerohen kategoritë e bizneseve të lejuara, kundrejt protokolleve ligjore të sigurisë shëndetësore.

“Në hapësirat e vendit, ku nuk ka raste të prekjes nga epidemia, gjendja duhet të shkojë menjëherë drejt normalitetit të plotë pa kufizime” – thuhet në njoftim.

Konfindustria vlerëson se është e rëndësishme të lehtësohet qarkullimi i qytetarëve, zgjerimi i dukshëm i hapësirave orare të lëvizjes ditore dhe lejimit të transportit, sipas praktikave të vendeve të tjera të rajonit. Transporti me mjete private duhet të lirohet tërësisht si brenda bashkive, ashtu edhe në të gjithë hapësirën gjeografike të vendit. Nuk ka asnjë kuptim dhe vlerë lejimi i aktiviteteve të shërbimeve, si p.sh. hoteleve, etj., nëse nuk shoqërohet me lejimin e qarkullimit të qytetarëve.

Konfindustria kërkon që qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës të krijojnë sa më shpejt një zonë të përbashkët të lirisë së qarkullimit të qytetarëve në periudhën e mbylljes ndërkombëtare të pandemisë. Të dhënat shëndetësore tregojnë që shkalla e rrezikut të Covid-19 në Shqipëri, Kosovë dhe në rajon është shumë e ulët  krahasuar me vendet historike të BE-së. Ndërkohë masat shtrënguese në Shqipëri janë tërësisht në shpërpjesëtim me shkallën e rrezikut shëndetësor dhe mjaft më të ashpra, sesa në vendet e rajonit dhe më tej.

Deri tani masat e shtrënguese kanë prodhuar një faturë financiare me mbi 2 miliardë dollarë në ekonominë kombëtare, me pasoja të rënda për biznesin, qytetarët, shtimin e papunësisë dhe buxhetin e shtetit.

Të fundit

12 specialistë nga SPAK nisin kursin amerikan, reagon ambasada

Këtë javë, 12 specialistë nga SPAK dhe Policia e Shtetit morën pjesë në kursin “Praktikat më të Mira Mjekoligjore...

Lukashenko: SHBA duhet të shmangë luftërat, është lider global

Si lider global, SHBA-të duhet të parandalojnë përplasjet dhe luftërat, tha Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko. “Amerika është lideri global. Nëse e ke marrë iniciativën, vëre...

Laporta zbulon ‘sekretin’ pse nuk u ble Nico Williams

Rinovimi i Nico Williams me Athletic Bilbaon, bëri që Barcelona të afrojë me huazim Marcus Rashfor. Presidenti i katalanasve, Joan Laporta ka folur rreth...

Digjet Masserati në tunelin e Skërficës

Një automjet tip Masserati ka marrë flakë në afërsi të daljes së tunelit të Skërficës. Policia njofton se incidenti ndodhi në orën 13:28, në...

“I merrnin rrogën, e linin pa bukë”. Dalin dëshmitë për ngjarjen e Fierit

Dëshmitë e të afërmve, fqinjëve dhe kryeplakut të fshatit Frashër të Fierit, nxjerrin një tjetër anë të vrasjes makabre të babait nga vajza dhe...

Lajme të tjera

Web TV