Rritja e energjisë pas zgjedhjeve/ Konfindustria: Sjell pasoja të rënda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Konfindustria ka reaguar në lidhje me rritjet e naftës dhe paralajmërtimit të kryeministrit Edi Rama për energjinë elektrike menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve vendore.

Administratori i Konfundistria, Gjergj Buxhuku në një deklaratë për mediat u shpreh se çmimet e rritura ndjeshëm të karburanteve në tregun shqiptar nuk shkojnë në të njëjtin kah me çmimet e shteteve të rajonit.

Ndërkohë për rritjen e çmimet të energjisë elektrike Konfindustria tha se duhet një analizë e detajuar e menaxhimit të sistemit energjetik, duke shtuar se dëmi financiar nga vjedhjet dhe dëmet në rrjet arrin në 100 mln euro në vit.

“Konfindustria shpreh shqetësimin për rritjen e fortë dhe të menjëhershme të çmimit të karburanteve menjëherë pas zgjedhjeve vendore 2023.

Bordi i Transparencës, menjëherë në javën e parë pas zgjedhjeve, rriti çmimin tavan të naftës me 6 lekë/litër. Sot në pikat e pakicës nafta tregtohet deri me 179 lekë/litër. Shqipëria i rikthehet përsëri çmimeve më të larta në rajon dhe nivel krahasimor nga më të shtrenjtat në kontinent.

Çmimet e rritura ndjeshëm të karburanteve në tregun shqiptar nuk shkojnë në të njëjtin kah me çmimet e shteteve të rajonit. P.sh në Maqedoni çmimi i produktit “naftë” i shprehur në Lek është më i ulët sesa 125 lekë/litër. Nëse do të bëhet krahasimi, përfshirë edhe ndryshimin fiskal, çmimi i “naftës” në tregun shqiptar është 15-20 lekë për litër më i shtrenjtë.

Konfindustria vlerëson, se vendimet e njëpasnjëshme të Bordit të Transparencës në periudhën para dhe pas zgjedhore për çmimin e karburanteve krijojnë dyshime të arsyeshme, se janë jo vetëm kundër interesit publik, por edhe përdorim për qëllime politike

Konfindustria kundërshton çdo nismë qeveritare për rritjen e çmimit të energjisë për bizneset dhe qytetarët pa një analizë të thelluar paraprake profesionale për gjendjen dhe menaxhimin e deritashëm të sistemit energjetik.

Vetëm në rast, se gjykohet, që potencialet vendore energjetike janë përdorur plotësisht me efikasitet profesional dhe pa korrupsion, është e mundshme të ndërmerren nisma për rritjen e çmimit të energjisë.

Sipas të dhënave të institucioneve zyrtare humbjet nga keq menaxhimi i sistemit energjetik në 3 mujorin e parë të vitit 2023, ku përfshihen vjedhjet dhe humbjet teknik, arrijnë në mbi 25.1% të sasisë së përgjithshme të hedhur në rrjet nga 8%, që duhet të ishin. Dëmi financiar publik nga më sipër është prej më shumë se 100 milion euro/vit.

Në vlerën e mësipërme nuk përfshihen dëmet nga keqmenaxhimi i rezervave ujore të mëdha të vendit, humbjet financiare nga transaksionet e shitje-blerjes së energjisë, kostot e tejfryra të kompanive publike të energjisë, etj.

Cmimet e shitje-blerjes së energjisë elektrike vlerësohen në humbje për kompanitë publike me mbi 20% të sasisë së energjisë dhe vlerë prej qindra milionë euro/vit.

Sa më sipër kryhet në kushtet e subjektivizmit të qartë, duke shmangur ende në vazhdimësi dhe pa asnjë shpjegim dhe përgjegjësi Bursën e Energjisë ALPEX.

Gjithashtu, çmimet e energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare janë ulur ndjeshëm gjatë viteve 2022-23 si dhe kushtet e motit kanë qenë shumë të përshtatshme për prodhimin vendor të energjisë, që bëjnë të paarsyeshme rritjen e çmimit.”, tha Gjergj Buxhuku.

Të fundit

Berisha takim me deputetët e Rithemelimit dhe grupin e Bardhit, ja fokusi i diskutimeve

Ish kryeministri Sali Berisha po zhvillon sot takimin e katërt me deputetët e Rithemelimit dhe grupin e Gazment Bardhit. Në...

Serbia tërhiqet nga kufiri, vjen reagimi i parë nga DASH

Shtetet e Bashkuara kanë mirëpritur njoftimin e Serbisë për t’u tërhequr nga kufiri me Kosovën, pas paralajmërimeve të Uashingtonit, edhe pse verifikimi i lëvizjes...

Tërmetet nuk ndalen, Ballkani shkundet sërish, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 3.7 ka goditur në orën 10:43 sot në zonën detare ne jug të Metonit në Greqi. Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti ka...

Të rinjtë që kërkojnë pune në rritje, kalojnë nivelet e para pandemisë

Numri i të rinjve që iu drejtuan zyrave të punës erdhi në rritje në tremujorin e dytë të vitit. Të dhënat nga burime administrative, tregojnë...

Në burg prej 12 Majit/ Caktohet data e seancës së parë të gjyqit ndaj Fredi Belerit

Gjykata e Posaçme ka caktuar datën e seancës së parë të gjyqit ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Gjyqi do të jetë më...

Lajme të tjera

Web TV