LSI-ja pa Metën kryetar, Presidenti tregon gabimin e madh që ka bërë partia

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I shkëputur nga drejtimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim pas zgjedhjes si President i vendit, Ilir Meta nuk u kursen kritikat për partinë që krijoi dhe drejtoi. Meta tha në emisionin “Hard Talk” në Fjala.al se nuk e mbështet vendimin e LSI-së për të djegur mandatet parlamentare.

Roland Qafoku: 2022 po vjen, do kerkoni një mandat tjetër apo do ktheheni në LSI, se e di si thonë në LSI, “mezi po presim të kthehet komandanti”.

Tani unë nuk e di se çfarë thonë forcat politike, por ajo që di është se çdo ditë përpiqem të përmbush detyrën time me përgjegjesi maksimale në një terren të minuar me intriga, me padrejtësi, me sjellje të paparashikueshme dhe me provokime për të vënë në situatë të vështirë apo para faktit të kryer Presidentin. Unë jam përpjekur të bëj më të mirën që ky institucion të jetë në lartësinë e detyrës për këto rrethana anormale në të cilat jemi dhe besoj se të gjithë i shohin.

Roland Qafoku: Unë e di shumë mirë se ju jeni President i Republikës dhe e shmangni këtë pjesë të partive politike. Do t’iu lutesha shumë të mos e anashkalonit. Ju keni 3 vjet President, por LSI ka tre vjet pa kryetarin legjendar të saj.  Si ka funksionuar LSI këto tre vite?

Nuk kam asnjë koment për të bërë për këtë çështje. Për çështjen kur fola për bojkotin e opozitës në Parlament dhe zgjedhjet vendore, aty besoj janë të gjithë të përfshirë në mënyrë respektive si PD, si LSI dhe forca të tjera të opozitës që ishin të përfaqësuara në Kuvend sipas votës së zgjedhjeve të vitit 2017. E vetmja gjë që kam pasur për LSI-në ka qenë gjithmonë t’i shërbejë integrimit evropian dhe një nga arsyet kryesore që unë ndërmora këtë nismë sepse e pashë si domosdoshmëri  krijimin e një force politike jashtë polarizimit artificial të dy forcave të mëdha, që të ndihmonte për të zhbllokuar këtë frymë konfliktuale në interes të integrimit europian të Shqipërisë. Sesa e kanë bërë ata këtë gjë, kjo nuk është një çështje që unë do doja ta vlerësoja tani.

Lexo edhe :  Rama në Vlorë: Lungomarja është e njerëzve! Bizneset t'i heqin vetë...

Roland Qafoku: Megjithatë ju nuk mund ta shpërfillni kështu LSI-në,  është një nga investimet tuaja më të rëndësishme në karrierën tuaj politike.

Unë nuk kam bërë një LSI për Ilir Metën, por një forcë politike që kam menduar t’i shërbejë  vendit, për shumë të rinj dhe intelektualë, të cilët e kishin të pamundur të përfshiheshin në forcat e tjera dhe të jepnin kontributin e tyre dhe kjo është gjithçka. Aq kohë sa kam qenë në krye të saj i kam shërbyer natë e ditë kësaj force politike, por që ajo t’i shërbejë Shqipërisë.

-3 vite në Presidencë, Meta: Nuk kanë qenë të lehta, shkak zgjedhjet nga aktorë të tjerë

Të fundit

Horoskopi ditor, 9 Korrik 2025

Dashi Saturni do iu ndihmoje t’i zgjidhni te gjitha problemet e jetës ne çift gjate kësaj dite dhe te jetoni...

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën në “Egnatia Arena” me islandezët...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Lajme të tjera

Web TV