Ogerta Manastirliu, ministrja e Shëndetësisë ka njoftuar ardhjen në jetë të foshnjës me emrin Mark në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’.
Ministrja ka shprehur mirënjohjen për bluzat e bardha teksa ka lajmëruar se në këtë kohë pandemie kanë ardhur në jetë 900 fëmijë.
Postimi i Ministres Manastirliu:
“Mark është banori më i ri i Tiranës i sapo ardhur në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku vetëm në këto kohë pandemie kanë ardhur në jetë 900 fëmijë.