“Paqja” me Qeverinë, Meta paralajmëron se është në funksion të tejkalimit të pandemisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në media është aluduar ditët e fundit për një paqe midis Ilir Metës dhe Edi Ramës që do të shkojë përtej situatës me pandeminë e koronavirusit. Por në përgjigjen që dha në emisionin “Hard Talk” në Fjala.al për uljen e tensionit me mazhorancën, Meta paralajmëroi se qëndrimet e tij lidhen vetëm me situatën e COVID-19.

“Tani ne duhet të jemi në koherencë me të gjitha zhvillimet dhe me gjithë sfondin e ngjarjeve ku kanë ndodhur edhe qëndrimet apo sjelljet politike që të duken si jo shumë koherente, ndërkohë që koherenca jam i sigurtë është e plotë ashtu sikurse është edhe përgjegjshmëria në adresimin e sfidave më të mëdha. Me vendosjen e situatës së jashtëzakonshme për shkak të kësaj fatkeqësie, siç është kjo pandemi, padyshim që përballimi në një mënyrë sa më mbarëvajtëse dhe bashkëpunuese të kësaj situate ka qenë dhe mbetet detyra kryesore e të gjithëve mendoj unë, jo vetëm e Presidentit, jo vetëm e qeverisë, që padyshim ka dhe më shumë detyra duke përfaqesuar tërësisht ekzekutivin, por edhe e të gjithë opozitës dhë të gjithë grupeve të interesit, gjithë qytetarëve, kështu që sjelljet e mia duhen parë në këtë kontekst, të interesit më të mirë të përbashkët, për të tejkaluar këtë situatë dhe unë gjithmonë kam bërë thirrje që edhe në këtë situatë duhet të ruajmë ligjshmërinë, duhet të respektojmë kushtetutshmërinë sepse Kushetetuta jonë i ka parashikuar edhe këto raste të jashtëzakonshme, të veçanta në mënyrë që të mbrohet shëndeti i qytetarëve, por edhe një balancë me mbrojtjen e lirive pavarësisht se ato mund të kufizohen pikërisht për të mbrojtur shëndetin e tyre”, u shpreh Meta.

Meta tregon betejën e parë dhe të fundit të një Presidenti

Lexo edhe :  Qeveria mbyll TikTok, opozita thërret protestë kombëtare

https://youtu.be/oNE7qmXlca0

Të fundit

Zjarri në Urgjencën e re në QSUT/ Dosja hetimore: Dëmi mbi 30 mln lekë

Ekspertiza ka zbuluar mangësi të rënda në instalimin e pajisjeve elektrike. Në dosjen e hetimeve citohet se shkaku determinant i...

Avokati amerikan i Erion Veliaj ndalohet ta takoj në burg

Avokatët e kryebashkiakut të Tiranës Erjon Veliaj, Joshua Roberts dhe Danniel Fetterman prej mëse një ore po qëndrojnë jashtë dyerve të burgut në Durrës...

Rutte: Nuk do të lejojmë që të rrezikohet paqja në Bosnje

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte tha në Sarajevë se aleanca mbështet sovranitetin dhe integritetin e Bosnje e Hercegovinës, duke theksuar se nuk...

Gati 300 zjarre brenda tre ditëve në Kosovë,dyshohet se shumica janë shkaktuar nga njeriu

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent (AME) të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Genc Metaj, ka deklaruar se situata e zjarreve në Kosovë...

Inflacioni fiksohet në 1.9%/ Ushqimet rriten, shqiptarët nuk kursehen

Inflacioni në muajin shkurt mbeti i pandryshuar, duke bërë që çmimet të rriteshin me të njëjtën përqindje si në janar. Treguesi i ndryshimit të çmimeve...

Lajme të tjera

Web TV