Plagosje me thikë dhe posedim lënde narkotike, dy të arrestuar në Tiranë e Kavajë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona për posedim lënde narkotike dhe plagosje me thikë.

Në Tiranë u arrestua 17-vjeçari, pasi i’u sekuestrua një sasi lënde narkotike dhe një shumë parash.

Operacioni u zhvillua nga Forcat e Posaçme “Shigjetat“, ndërsa adoleshenti me iniciale M.D., në momentet e arrestimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
“Gjatë kontrollit fizik iu gjetën 7 qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa dhe një shumë lekësh të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë,”nga specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vrasja me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, i shtetasit I. S., banues në Lushnjë, pasi, për motive të dobëta ka plagosur me thikë shtetasin N. C., i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës thikë.”

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV