Aktori i njohur flet për herë të parë për akuzat për ngacmim seksual

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kevin Spacey flet për herë të parë publikisht për akuzat për ngacmime seksuale, që i shkatërruan karrierën dhjetëra vjeçare në hollivud.

Në një video 7 minutshe, aktori 60 vjeç rrëfen periudhën e errët dhe të tmerrshme që kaloi dhe udhëtimin e dhimbshëm që prej vitit 2017, kur disa meshkuj me të cilët kishte bashkëpunuar ndër vite, e akuzuan për ngacmime dhe dhunë seksuale. Nga ajo kohë, atij iu hoq roli në serialin “House of cards”, u zëvëndësua në një film i cili i kishte përfunduar xhirimet dhe nga ajo kohë, nuk performoi kurrë më, duke e mbyllur jetën në Hollivud.

Në SHBA, akuzat ndaj tij u rrëzuan për mungesë provash. Por policia dhe prokuroria në Londër vijojnë hetimet për akuzat ndaj tij, për periudhën kur Spacey luante në teatrin “Old Vic”. Edhe ato akuza, Kevin Spacey i mohon kategorikisht./Burimi: The Sun

Të fundit

Vazhdojnë zjarri në Tujan, tymi mbërrin në qendër të kryeqytetit

Një vatër zjarri që është aktivizuar prej ditës së djeshme në fshatin Tujan, në afërsi të Tiranës, vijon të...

Berisha lajmëron aksionin e parë opozitar në kuvend

Partia Demokratike ka lajmëruar aksionin e parë politik në Kuvend me nisjen e legjislaturës së re në Shtator. Sali Berisha deklaroi se do të...

Kurti: Serbia tentoi minimin e sovranitetit të Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e tetë të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të...

Çfarë nuk duhet të lini nëmakinë në ditët e nxehta?

Dielli dhe nxehtësia ndikojnë keq në disa gjëra që i përdorim dhe nuk është e mençur t’i lëmë në makinë. Duket e arsyeshme të mbash...

11 gusht 2003 – NATO merr komandën e misionit ISAF në Afganistan

Më 11 gusht 2003, NATO mori zyrtarisht komandën e Forcës Ndërkombëtare të Ndihmës për Sigurinë (ISAF) në Afganistan, duke shënuar kështu operacionin e saj...

Lajme të tjera

Web TV