Banka e Shqipërisë miraton shtypjen e kartëmonedhave me prerje 500 dhe 2000 lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të ditës së sotme Banka e Shqipërisë ka miratuar shtypjen e kartëmonedhave shqiptare me prerje 500 lekë dhe ato 2000 lekë.

Sipas njoftimit për shtyp të Bankës së Shqipërisë, kjo lëvizje vjen për të rritur cilësinë e parasë në qarkullim në mënyrë që ajo të plotësojë nevojat e tregut, duke u përshtatur me evoluimin e fuqisë blerëse dhe teknologjisë së qarkullimit.

Banka e Shqipërisë shpjegon gjithashtu se shtypja e këtyre kartëmonedhave vjen si rezultat i plotësimit të kërkesave të ekonomisë për para në vlerë dhe strukturë si dhe të sigurimit të një furnizimi të rregullt me këto kartëmonedha për një periudhë disa vjeçare.Njoftim për shtyp:

Vendimmarrja e Këshillit Mbikëqyrës, datë 6 maj 2020

Në mbledhjen e datës 6 maj 2020, përveç vendimit për mbajtjen të pandryshuar të normës bazë të interesit në nivelin 0.5%, si dhe të normave të interesit të depozitës njëditore dhe të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë, përkatësisht në nivelet 0.1% dhe 0.9%, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe vendosi:

Miratimin e shtypjes së kartëmonedhave shqiptare me kurs ligjor, me prerje 500 lekë dhe 2000 lekë.

Si emetuesja e vetme e monedhës kombëtare, Banka e Shqipërisë kujdeset vazhdimisht që struktura dhe cilësia e parasë në qarkullim të plotësojë në mënyrë dinamike nevojat e tregut, duke u përshtatur me evoluimin e fuqisë blerëse dhe teknologjisë së qarkullimit. Në këtë kuadër, shtypja e këtyre kartëmonedhave vjen si rezultat i plotësimit të kërkesave të ekonomisë për para në vlerë dhe strukturë si dhe të sigurimit të një furnizimi të rregullt me këto kartëmonedha për një periudhë disa vjeçare.

Këshilli Mbikëqyrës u njoh dhe me informacione të tjera të lidhura me veprimtarinë e përditshme funksionale dhe operacionale të Bankës së Shqipërisë.

Të fundit

Kumbulla nuk bind Gasperinin, Roma nxjerr në shitje mbrojtësin e Kombëtares

Marash Kumbulla mbylli një vit thuajse perfekt në La Liga, tek ekipi i Espanyol, me qendërmbrojtësin kuqezi që zhvilloi...

Alarmi: Kriza me ujë mund të detyrojë zhvendosjen e banorëve të Teheranit

Teherani është duke u përballur me krizë aq të madhe me ujin, prandaj 15 milionë banorët e tij mund të detyrohen të zhvendosen, kanë...

Misteret që nuk dihen ende/ Çfarë dimë deri më tani për dosjet Epstein?

Fjalët “dosjet Epstein” e kanë përndjekur administratën Trump për javë të tëra, ndërsa ajo përballet me një krizë në rritje që rrjedh nga krimet...

“Me telefonin tim Veliaj foli me bashkëshorten!”/ Zbardhet rrëfimi i gardianit

Polici i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Fatjon Baci, ka dhënë dëshmuar se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka përdorur aparatin e tij celular...

Zbulohet ku do të zhvillohen bisedimet SHBA-Izrael për armëpushimin në Gaza

Larg Gazës, i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, është në Itali për t'u takuar me zyrtarë të lartë izraelitë dhe...

Lajme të tjera

Web TV