Besa Shahini: Zgjedhjet në Universitetin e Tiranës mund të shtyhen  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka deklaruar se zgjedhjet në Universitetin e Tiranës mund të shtyhen.

Ministrja shpjegoi se zgjedhjet në arsimin e lartë duan pjesëmarrjen të gjithë studentëve, e shtoi se do të shihet se si do shkojë situata e pandemisë për të vendosur për këtë çështje.

Urdhrin për zgjedhjet këtë vit e kemi nxjerrë në janar. Pas nisjes së pandemisë bëmë një shtyrje me një muaj. Sot jemi në një situatë paqartësie. Ne duhet të marrim parasysh atë që rekomandon Ministria e Shëndetësisë.

Zgjedhjet duan pjesëmarrjen e shumë studentëve që të dëgjohet zëri i tyre.  Mendoj se përgatitjet duhet t’i bëjnë universitetet që të jenë gati. Edhe nëse shtyhet data ata duhet të përgatiten që të jenë gati”, tha Shahini për Abc News.

Më herët grupe të ndryshme studentësh kanë kërkuar që zgjedhjet të mos mbahen tani në qershor, pasi rrezikohet jeta e tyre por dhe procesi nuk mund të jetë i rregull. Me anë të kërkesave ata janë shprehur se zgjedhjet duhet të zhvillohen pasi të përfundojë pandemia.

Të fundit

Turistët në Krujë/ Mbi 1.3 milion vizitorë në Muzeun Historik dhe atë Etnografik

Shqipëria po preferohet gjithmonë e më shumë jo vetëm për detin por edhe për historinë e kulturën.Kruja është transformuar...

Rritja e çmimeve, qytetarët ankohen për cilësinë, për emigrantët janë të përballueshme

Ashtu si çdo sezon veror në Vlorë, çmimet janë rritur ndjeshëm. Për pushuesit në plazhe kjo rritje ka prekur çdo produkt e shërbim që...

Histori mahnitëse mbijetese, ja si e shpëtoi policia 46-vjeçarin të bllokuar në ujëvarë

Një burrë nga Kalifornia, i cili kohët e fundit mbeti i bllokuar pas një ujëvare për dy ditë ndërsa ngjitej, u shpëtua nga policia...

Lufta në Gaza/ Izrael, 38 të arrestuar në demonstratat antiqeveritare

Në Izrael, 38 persona u arrestuan në protestat e organizuara në të gjithë vendin sot (17 gusht), duke kërkuar përfundimin e luftës në Gaza...

Skadal në Korçë/ Vjehrra rreh nusen, pajiset me urdhër mbrojtje

Një rast i rëndë është raportuar në Korçë këtë të diel. Vjehrra ka dhunuar nusen e djalit, ndërsa kjo e fundit është pajisur me...

Lajme të tjera

Web TV