A po ndahet përsëri Lëvizja Vetëvendosje? Mosmarrëveshje Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Faton Mehmeti/

A ka tensionim në raportet mes Albin Kurtit dhe Glauk Kunjufcës, mendime të ndryshme në kuadër të mendimit ndryshe, apo krisje të marrëdhënieve që nuk mund të rikuperohen dot më?. Këto dhe shumë pikëpyetja janë ngritur së fundi mes raporteve të dy figurave kryesore në Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca.

Zanafilla e këtyre lidhet me një zemër: Richard Grenell. Për këtë të fundit Albin Kurti hodhi akuza se ka gisht në rrëzimin e qeverisë, përkatësisht mocionin e mosbesimit, që të cilën Gluaku nuk e mendon njësoj, për më tepër nënkryetari i VV dhe njëherësh ministër i punëve të jashtëm, e sheh jo të duhur marrëdhëniet e qeverisë me SHBA.

Si për të shtuar zërat u vu re mungesa e z.Konjufca në mbledhjen e VV, me Albin Kurtin që “qëllimisht” zgjodhi të lavdëronte dy nga ministrat e VV në qeverinë, asnjëherë prej tyre nuk ishte z.Konjufca.

Dy mundësitë e cekura më lartë, mendime të ndryshme në kuadër të demokracisë së brendshme të qeverisë respektivisht VV, apo krisje të raporteve mbi bazën e divergjencave konceptuale, rrjedhimisht që mund të qojnë deri tek ndarja e VV.

Do të ishte mirë që në partitë politike të vendit tonë mendimi ndryshe të shihet dhe trajtohet si vlerë, kështu që nuk do të mund të ngriheshin dilema çdo herë që ka raste të tilla, se mos shihet në ndarje. Faktikisht, deri më tani, në partitë tona politike ka munguar debati i brendshëm, ka ekzistuar kryetari dhe të tjerët ushtarë që i janë bindur urdhrave të tij, kushdo që ka menduar ndryshe është “eliminuar politikisht”.

Derisa ende nuk kemi shpjegim në këto dilema as nga z.Kurti dhe as nga z.Konjufca, na lind e drejta që bëjmë edhe në pyetjen çfarë po ndodh mes Albinit dhe Glaukut?!/l.m/BotaSot

Të fundit

Pse rusët kanë fituar gjithmonë në samite?

Nga Federico Rampini, Corriere della Sera Historia është një shenjë e keqe, vetëm disa orë para samitit të Alaskës. Pavarësisht...

Ky është i burgosuri që minutat e fundit të jetës foli veç për një poezi…

Poshtë nënkresës, në spitalin e burgut, Mirash Ivanaj mbante një poezi që ia kishte dhënë dikush dhe që ai donte të shihte dritën e botimit. Një prej...

Drejtuesit mbi 70 vjeç rrezikojnë të humbin patentën për shkak të një testi

Ndryshimet në ligje janë nxitur nga rritja e ndjeshme e aksidenteve të rënda rrugore ku përfshihen drejtues mjeti mbi 60 vjeç. Drejtuesit e mjeteve në...

Dashuria për Coca Cola i solli Guinness, koleksionon mbi 5600 objekte unike

Një fanse e pijeve të gazuara nga Karolina e Veriut rimori një titull në Librin e Rekordeve Botërore Guinness kur koleksioni i saj i...

Si të mbroni telefonin tuaj nga nxehtësia ekstreme këtë verë

Ka gjëra që mund të bëni për të mbrojtur pajisjen tuaj nga nxehtësia e lartë. Pushimet verore kanë mbërritur dhe shumë prej nesh do të...

Lajme të tjera

Web TV