Çfarë nuk ka menaxhuar mirë qeveria në situatën e karantinës? Spiropali: Ekspertët…

Të gjithë përfaqësuesit e mazhorancës  mendojnë se qeveria  e ka menaxhuar shumë mirë situatën e pandemisë së koronavirusit. Por a pranon ndonjë gjë që mund të jetë defekt? E para është Elisa Spiropali që deklaron se pika e dobët janë ekspertët në emisionin HARD TALK të gazetarit Roland Qafoku.

Për tu kthyer tek ato që ju i quajtët pika të dobëta apo një pikë e dobët që mund të evidentojmë, unë mendoj se ekspertët duhet të jenë më pak të kompleksuar nga politika e cila I ka vënë në qendër të sulmeve jo pak.

“Ku janë ekspertët”, “pse nuk njohim Komitetin e ekspertëve”, ndërkohë që ata janë përditë në komunikim të vazhdueshëm me publikun.

Janë të kompleksuar për të kthyer përgjigje që mund të ishin informuese për publikun si fakti që Komiteti i ekspertëve ka qenë në funksion gjithë kohën si zoti Kalo, zonja Çomo, zonja Bino etj janë pjesë e këtij Komiteti dhe punojnë përditë nga 24 orë jo vetëm me pacientët por edhe nëpër tryeza për të sugjeruar strategji më të mira./l.m/Fjala