“Tirana humbi një artist”, Veliaj falenderon Maks Velon për kontributin e dhënë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, ka reaguar në rrjetet sociale për ndarjen nga jeta të arkitektit Maks Velo.

Kreu i Bashkisë ka shkruar se qyteti ka humbur një nga mendjet më të bukura.

Ai e ka cilësuar Velon si një artist brilant shumëdimensional, që ka lënë pas vepra ikonike.

“Maks Velo ishte nga ato mendje të bukura, që i dha kaq shumë arkitekturës dhe artit shqiptar, pikturës dhe letërsisë. Tirana humbi një nga qytetarët e saj më të mirë, një artist brilant shumëdimensional, që na la si pajë vepra ikonike në qytet. Faleminderit Maks! Ngushëllime nga zemra familjes!”, ka shkruar Veliaj.

Maks Velo ka ndërruar jetë sot në moshën 84-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Të fundit

Turizmi luksoz ‘shkund’ xhepat në jugun e Shqipërisë/ Eksperti zbulon shifrat e çmendura

Duke folur mbi zhvillimet në këtë sektor, eksperti i turizmit Isa Krasniqi theksoi se përveç pushimeve tradicionale, në Shqipëri...

1947: Incidenti i Roswell, një përplasje UFO dhe misteri që vazhdon të mbijetojë

Një ngjarje që ndryshoi perspektivat për jetën jashtëtokësore Në verën e vitit 1947, një ngjarje e pazakontë ndodhi në një qytet të vogël në jug...

“Doktrina e të papriturës”, si e ka ndryshuar Trump lojën globale të sigurisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, njihet për një gjë të vetme e të sigurt: është i paparashikueshëm! Në një intervistë muajin e kaluar, kur u pyet...

Horoskopi ditor, 7 Korrik 2025

DASHI Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me...

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile finalizuan me sukses...

Lajme të tjera

Web TV